X

Baton Haxhiu: Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, projekt për përcaktimin e të ardhmes politike për vitet 2025, 2035, 2050

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se ka një projekt nga ana e qeverisë së Shqipërisë  dhe asaj të Kosovës, për të adresuar disa çështje  thelbësore si demografia, pasuritë e dy vendeve dhe zhvillimi ekonomik, për të përcaktuar më pas të ardhmen politike dhe demografike të shqiptarëve në vitet 2025, 2035 dhe 2050.

Viti 2025, është pretendimi i dy qeverive, për tu marrë me disa cështje, që kanë të bëjnë me demografinë, me pasuritë e dy vendeve, me mundësitë e zhvillimit ekonomik, me diasporën, me mundësinë e kthimit të bizneseve të diasporës dhe për të përcaktuar të ardhmen demografike dhe politike të shqiptarëve në 2025, 2035 dhe në 2050.

Mendoj se edhe për qeverinë Rama por edhe qeveritë e Kosovës, është një mungesë që nuk e kanë punuar këtë projekt më herët. “

Haxhiu tha se intervista e Presidenetit Vuçiç, pas mbledhjes në Pejë, dëshmon dhimbjen e tij për përshpejtimin e një  procesi për një marrëveshje shqiptaro-serbe .

Kam dëgjuar intervistën e presidentit Vuçiç dhe ndoshta ajo prëmbledh të gjithë situatën në Ballkan dhe raportin shqiptaro-serb.
Një intervistë delikate, e hapur, që përcakton në njëfarë mënyrë, pikërisht atë që flitej në Pejë dhe që u paralajmërua si projekt i dy qeverive të punuar nga ekspertë ndërkombëtarë apo nga një institucion ndërkombëtar

Vuçic e kishte një dhimbje, sepse ajo që kishte ndodhur në Pejë ai e shikonte si një shpejtësim të përcaktimit të një marrëveshje shqiptaro-serbe.

Vuçiç tha se ne nuk mund ti ndalim shqiptarët, ja shikoni si reagojnë, nuk kanë asnjë flamur të Kosovës. Tha që shqiptarët e kanë nënë dhe baba Amerikën, kurse teze kanë Britaninë dhe Gjermaninë. Mbi këtë projektim të tyre, ne duhet të përfundojmë marrëveshjen sa më parë.

Baton Haxhiu u ndal gjithashtu tek taksa 100% e vendosur nga autoritetet e Kosovës për mallrat serbe dhe deklaroi se kjo ishte një “klithmë politike” dhe jo një “veprim i mençur ekonomik”.

Sa herë ndodh diçka në Kosovë, duhet një diskurs përtej normales, përtej patriotizmit, me doza nacionalizmi dhe dorën në zemër, për të mobilizuar mungesën e suksesit, sidomos të qeverisjes në Kosovë, po pse jo edhe pak një raport të çuditshëm me Evropën që ka qeveria shqiptare.

Për faktin se hapja e negociatave ishte problematike vitin e kaluar, për faktin që nuk ka liberalizim të vizave, për faktin se Interpoli nuk ishte pjesë e një suksesi të qeverisë Kosovare, për faktin se 5 shtete të BE nuk e njohin, për faktin se drejtësia në Serbi ka rehabilituar gjithë kriminelët e luftës, një reagim i taksës 100% ishte më shumë një klithmë politike se sa një veprim i mençur ekonomik”.

/TPZ.AL/

 

More in Uncategorized
Rama tërhiqet nga deklaratat: Nuk kam thënë që s’do prishen shtëpitë

Ballafaqimin me premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama e cilëson si sajesë. Nga Libofsha e Fierit ku...

Close