X

Spahia: Kur do ta kuptojë ky kryeministër injorant dhe shërbëtor i krimit se…

Deputeti i Partisë Demokratike, ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Edi Rama ndaj grave protestuese ditën e djeshme ndërsa vizitonte efektivët e plagosur në spitalin e traumës.

Përmes një postimi në Facebook, Spahia shkruan se kur do ta kuptojë Rama se nuk është kryeministër i vetëm atyre që i kanë dhënë votën, por është kryeministër i gjithë shqiptarëve.

Ja postimi i Spahisë:

Kur do e kuptoje ky injorant qe nuk eshte kryeminister vetem i kujt i ka dhene voten dhe i kujt punon ne administrate? Kur do e kuptoje ky i pa shpirt e i padenje qe jane pergjegjesi e tij njesoj si gruaja e demtuar ne proteste, te ciles ne krevatin e spitalit i thote pusho ti se s’kam ardhur per ty e s’du te te degjoj se ju do zhdukeni, ashtu edhe policja e demtuar? Kur do e kuptoje ky sherbetor i krimit qe s’mund te guxoje te shembe shtepite dhe shkaterroje jetet e askujt duke i thene do zhdukeni ju se jeni abuziv sepse dua te vjedh une 40 milion euro? Kur do e kuptoje qe s’ka me as votat e atyre qe e kane votuar, ata te cilet paftyresisht i ka mashtruar? Mjafton ti hedhim nje sy reagimeve ne rrjetet sociale te mbeshtetesve te tij kur ripostojne statuset e lepirsave te tij. Mjafton te shikojme reagimet e sondazheve televizive dhe reagimeve edhe nga mbeshtetesit e tij mediatik ne studio televizive, perjashto ndonje funderrine sherbetore komuniste. Kur do e kuptoje qe kepuca fytyres, qe i ngrin buzeqeshjen dhe i turbullon trurin e brishte, eshte vetem fillimi i reagimit qe zien ne cdo cep te vendit? Kur do e kuptoje qe ne njerezit jemi te ngopur dhe e kemi pesuar ne kurriz per 45 vjet shprehjen “detyren beja, cfaj kisha une”? E kemi degjuar nga gjykates, hetues, sigurimsa, spiune e lloj lloj sherbetoresh te ndyre e c’njerzor te diktatures. Kjo fraze nuk mund te tolerohet ne kurriz te askujt me ne kete vend. Askush te mos guxoje te cenoje lirine dhe te drejten e askujt me verberine e sherbetorit te pushtetit!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Klevis Balliu: Rama, fund si Gaddafi. Çfarë bisedova me policët

Fund si “Gaddafi”, këtë parashikon deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kryeministrin shqiptar Edi Rama. Nga studio e emisionit...

Close