

Gjatë ditës së sotme policia e Vlorës së bashku me Prokurorinë kanë sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, dhe një shumë të madhe parash që kap shifrën 360 mijë euro.
Policia njofton se “seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale’”.
Njoftimi i policisë:
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme
Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”
parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:
▪2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMW.
Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.
Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit po vijon punën për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale. TPZ.AL
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Veliaj: Një mijë herë më mirë të jesh patronazhist, se sa të zhvillosh fushatë si në ’90-ën
Rama-patronazhistëve: Pas vrasjes në Elbasan jam më shumë se kurrë krenar për ju!
Pandeli Majko mesazh opozitës: Boll shëtitët rrugëve, ju shtrijmë dorën për bashkëpunim
Kandidati i PD në Dibër zbulon fakte të reja të blerjeve të votave: Në tre të natës tentuan të shpërndanin para
“50 ekipe të BE do të jenë në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë”, ambasadori i BE zbulon porositë që i ka dhënë Celibashit
Yuri Kim: Kam marrë garanci për furnizim me energji elektrike të qendrave të votimit dhe numërimit
PD Kukës paralajmëron padi në SPAK: Gjici përdor administratën për fushatë, truproja goditi banorin
Tri ditë para zgjedhjeve, Jorida Tabaku: Rinia do ta ndryshojë Shqipërinë
Lini nje Koment