X

Dako i përgjigjet Berishës, por nuk thotë asnjë fjalë për përgjimin e ri me “Niçen”

Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i është përgjigjur deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili gjatë një interviste televizive të enjten në mbrëmje tha se një ambasador i kishte thënë se Dako do të arrestohej.

Por kryebashkiaku i Durrësit i ka kthyer një përgjigje në Facebook ku ndër të tjera shkruan: “Saliu shpif se nuk ka ambasador të shkojë tek një politikan dhe t’i flasë për arrestime njerëzish. Vetëm ky dhe Bujari kane arritur të thonë këtë budallallëk! Ndërsa unë them vetëm të vërtetën, se s’ka shqiptar të ndershëm që të mos e dojë arrestimin e këtij njeriu që vetëm sherrin i pa Shqipëria.”- thotë Dako, por kryebashkiaku ende nuk ka abërë asnjë reagim për një fakt të rëndësishëm të publikuar gjithashtu të enjten mbrëma.

Emisioni “Të paekspozuarit” zbuloi një tjetër përgjim telefonik mes Dakos dhe Altin Avdylit i njohur me nofkën “Niçja”. Aty Dako i premton se do t’ja zgjidhë hallin që ka. Tashmë Niçja është në burg i akuzuar për trafik droge. Në emisionin “Opinion” një javë më parë kryebashkiaku tha se këta persona nuk kishin përfituar asnjë favor prej tij, por tashmë e vërteta duket krejt ndryshe.

LEXO EDHE: 

Ekskluzive/ “Të Paekspozuarit” publikon përgjimin që rrëzon alibinë e Vangjush Dakos

More in AKTUALITET, LAJME
Tronditëse/Ndërron jetë ish-konkurrentja e The Voice kids

Ish-konkurrentja e “O ses çoçuklar” (The Voice kids) i Turqisë, Nazar Nur Kaya është ndarë nga jeta, një lajm ky...

Close