X

Vrasja e ekstremistit në Dropull, shoku i Kacifas jep një tjetër version për ngjarjen

Pas motrës së ekstremistit Kostandinos Kacifas, për mediat greke ka folur edhe një shoku i tij nga fshati Bularat. Duke mos e shfaqur fytyrën para kamerës, ai i thotë gazetares një version tjetër të ngjarjes. Sipas tij krismat me armë në fshat ishin dëgjuar më përpara. Për këtë ai dhe Kacifas dolën në qendër të fshatit, ku u ndeshën me patrullën e policisë.

“Sapo dolëm në qendër të fshatit rastisi ballë për ballë me një polic. E kërcënoi, i tha mos nxirr armë. Ishte dhe një polic tjetër me të. I hipën makinës dhe ikën. Kacifa nuk i qëlloi me armë. Nëse kishte qëllim të vriste njeri, do ta kishte bërë. Para 2-3 vitesh kishte ndodhur sërish një incident, ku Kacifas ishte protagonist dhe sërish policë shqiptarë ulën flamurin grek. Edhe atëherë pati debate për këtë”, tregon shoku i Kostandinos Kacifas.

More in AKTUALITET, LAJME
Digjet flamuri kuqezi në Greqi, nxënësja shqiptare humb ndjenjat

Për herë të dytë brenda pak ditëve janë vënë në shënjestër simbolet shqiptare në Greqi. Në institutin teknologjik TEI në...

Close