X

Përgjimi i Dakos/ Lubonja: Krimi ka kapur politikën, përgjimi i ri mes Dakos dhe Niçes e vërteton

“Politika është kapur nga krimi dhe këtë dëshmon përgjimi i publikuar tani në të “Paekspozuarit”, tha në komentin e tij analisti Fatos Lubonja, menjëherë pasi u shfaq dokumenti zyrtar ku Vangjush Dako bisedon me një prej të arrestuarve të grupit të Shijakut, me pseudonimin Niçja, për favore.

Referuar përgjimit të tretë të publikuar nga Të paekspozuarit, Lubonja komenton se këto tre indicje që kemi ne nga përgjimet, janë të mjaftueshme për të thelluar hetimin dhe për të nxjerë lidhjet e krimit më politikën, në rastin e Durrësit, Kavajës, dhe Fushë Krujës.
“Këto përgjime janë të vjetra kanë që në 2016 , nëse ne do kishim një prokuror të përkushtuar për të na mbrotjur nga krimi kjo do ishte një çështje e mbyllur.
Unë me aq sa shoh jo vetëm në këto përgjime, por në të gjithë aktivitetin e këtyre krybashkimave tanë, unë skam dyshim këtu që ato që quhen grupe interesi këtu kanë kapur politikën. Problemi është se problemi i grupeve të interest janë grupe kriminale, dhe problemi këtu është shumë i madhë.
Kjo Prokurori  jo vetëm që duhet të kishte hetuar, por duhet të kishte hartën e Shqipërisë. Nga këto përgjime po del një hartë ku jo vetëm në Durrës, por edhe në Kruje, Lezhë, Në Elbasan, Shkodër, këto janë grupe interesi kriminale që dominojnë politikën, dhe kjo është kriminale “, tha Lubonja.

TPZ.AL

Lexo edhe :

Ekskluzive/ “Të Paekspozuarit” publikon përgjimin që rrëzon alibinë e Vangjush Dakos

More in AKTUALITET, LAJME
Tahiri: As që e dua partinë për të vërtetën time (VIDEO)

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” po sqaron për herë të parë në mënyrë...

Close