X

Armand Shkullaku: I gjithë Durrësi e di me kë shoqërohet Dako, paturpësia ka arritur kulmin!

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u publikua një përgjim i ri mes Vangjush Dakos dhe Altin Avdylit, u shpreh se i gjithë qyteti i Durrësit, e di se me kë shoqërohet kryetari i Bashkisë dhe se përpjekja e Vangjush Dakos për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, është qesharake.

 

Nuk ka asnjë dyshim, që komunikimi mes tyre nuk është mes një drejtuesi fushate elektorale dhe një militanti që punon për partinë. Ishte mes dy personave që dukej që kishin intimitet mes tyre.
Më shqetëson fakti që kemi arritur në shkallën kur paturpësia ka arritur kulmin.  Gjithë Durrësi e di me kë shoqërohet Vangjush Dako. Del kryetari dhe ka shqetësimin e vetëm që ti hedhi hi syve njerëzve, duke e ditur që njerëzit e dinë të vërtetën.
Ai bën show, thotë jam akullore, jam supermen dhe njerëzit fillojnë gajasen, Skena e Dakos në Opinion, më kujtoi gjyqet e mafiozëve në amerikë në vitet 30.
Cfarë përfaqëson Dako i Durrësit? Përse duhet të jetë ai 12 vjet Kryetar Bashkie në Durrës? Ky është një nga qytetet kryesore. Janë aftësitë intelektuale të tij?
Kryetari i Bashkisë, cfarë është? Përfaqëson vullnetin e një qyteti dhe është përfaqësues politik. Nuk është menaxher që shet beton, por duhet të jetë ajka, elita e qytetit. Nuk zgjidhen njerëzit, sa vota mbledh, a je i fortë dhe sa vota më siguron mua?
Doli që kryetari i Bashkisë komunikon me këta persona, kaq mjafton në botë që të japësh dorëheqjen menjëherë.”

/TPZ.AL/ 

EMISIONI I PLOTË:

LEXO EDHE: 

Video/ Shpërthen Shkullaku: Si u katandis pushteti i Edi Ramës te Gjushi akullorja! 

Tre përgjimet që zbulojnë lidhjet e Vangjush Dakos me Avdylët e Shijakut

Ekskluzive/ “Të Paekspozuarit” publikon përgjimin që rrëzon alibinë e Vangjush Dakos

More in KRYESORE, LAJME
Nazarko: Në Shqipëri jo vetëm Dako lidhje me grupe të paligjshme por edhe politikanë të tjerë

Pas publikimit të përgjimit të ri midis Vangjush Dakos dhe bandës së Avdylajve në emisionin “Të Paekspozuarit” analisti Mentor Nazarko...

Close