X

Andi Bushati: Vangjush Dako gënjeu, përgjimi i ri tregon se ka afrimitet mes tij dhe Avdylëve

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u publikua një përgjim i ri i Vangjush Dakos me Altin Avdylin, u shpreh se ky përgjim rrëzon alibinë e Vangjush Dakos, se ai nuk ka ndonjë afrimitet me anëtarët e bandës së Shijakut dhe se ja hap të gjithë qytetarëve telefonin. Bushati tha se përgjimi i ri, sëbashku me dy përgjimet e publikuara javën e shkuar nga “Të Paekspozuarit”, tregojnë se Dako ka gënjyer në daljen e tij në televizion.

Biseda e parë është, “na duhen ca lek se janë zgjedhjet”. Biseda e dytë është, “doja ta falenderoja se mbaruan zgjedhjet”. Pasi dalin bisedat, del Dako në Opinion dhe thotë, unë me zgjedhësit flas gjithmonë. Jemi në Qershor 2017.
Biseda e sotme, është e shkurtit. Duke qenë biseda e shkurtit, ajo tregon të njëjtin afrimitet. Një njeri që do të zbulojë të vërtetën, thotë pse gënjeu Dako në Opinion? ”

Bushati tha se biseda e publikuar në Të Paekspozuarit, tregon se mes Dakos dhe Avdylëve ka një afrimitet që zgjat shumë muaj në kohë.

Kush është debati që zhvillohet në Shqipëri? Ne nuk themi që Gjushi, Edi Rama, marrin trastat dhe e cojnë kokainën në bregun tjetër vetë fizikisht. Në themi, që këta i tolerojnë këta persona, sepse kur i duhen, i përdorin. Ky përgjim është pikërisht ilustrim i këtij debati. Kemi një grup që akuzohet për trafik kokaine. Nuk është kapur derisa ra në rrjetër e gjermanëve dhe Shqipëratët nuk do e kapnin, sepse mbyllin sytë se kur i duhen i përdorin këta persona për zgjedhje.
Nuk po thotë njeri se kryebashkiaku i durrësit dyshohet se është trafikant droge. Hetimi mund të fillojë, për përdorim të grupeve krimanale, që vjedhin zgjedhjet“, u shpreh Bushati.

/TPZ.AL/ 

Lexo edhe:

Ekskluzive/ “Të Paekspozuarit” publikon përgjimin që rrëzon alibinë e Vangjush Dakos

EMISIONI I PLOTË: 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Publikohet për herë të parë portreti i Niçes së Shijakut

Astrit Avdyli, apo Niçja i Shijakut, është bërë personash i famshëm, jo vetëm sepse është një nga të arrestuarit e...

Close