X

Muçi protagonist edhe me Shqipërinë U-19, Islanda dorëzohet në fund

Pasi shënoi golin e parë të Tiranës në këtë sezon dhe të parin për të në Kategorinë Superiore në sfidën e Loro Boriçit, talenti i bardhebluve Ernest Muçi bëhet protagonist edhe me kombëtaren e 19-vjeçarëve. I ardhur në fushë nga stoli Muçi vendoset fatet e sfidës mes Shqipërisë U-19 dhe Islandës të zhvilluar në Roza Haxhiu. Goli shumë i bukur i sulmuesit të Tiranës( stopim perfekt dhe kthesë e menjëhershme) i dha fitoren skuadrës së Erjon Bogandit në një ndeshje të cilën Shqipëria e 19-vjeçarëve e luajti më mirë dhe e kërkoi më shumë fitoren. Ishte një ndeshje e ashpër dhe me kartona me Islandën që e mbylli sfidën me një lojtar më pak, me pak fjalë nuk ngjasonte fare me një miqësore në kuadër të përgatitjeve për sfidave zyrtare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, SPORT
I propozoi për martesë, Pamela Anderson refuzon Raminë dhe i jep fund lidhjes

Gjatë muajve të fundit emri i Adil Ramisë ishte përmendur shpesh në kronikat rozë të medieve franceze e amerikane. Arsyeja...

Close