X

E thotë shkenca, mos e kuroni ftohjen me antibiotik, mjalti jep më shumë rezultat

Prej shumë kohësh po diskutohet fakti që njerëzit por konsumojnë aq shumë antibiotik gjatë jetës, sa efekti i tyre në organizëm,  ka filluar të zbehet. Sa më shumë e bombardoni trupin me antibiotik, aq më e vështirë është që të merrni efektin maksimal. Kështu sipas një studimi të fundit, ftohja është rasti ku nuk duhet të përdorni antibiotik.

Ekspertët kanë zbuluar se ftohja mund të jetë lehtësisht e kurueshme me përdorimin e mjaltit në vend të antibiotikut. Sipas tyre mjalti ka veti të forta kurative, dhe ndonjëherë është edhe më efektiv se vetë antibiotikët, pa shkaktuar efektet e tyre anësore. I vetmi rast kur mund ti drejtoheni antibiotikut apo ilaçeve të tjera është kur ftohja përkeqësohet dhe kalon në sëmundje mushkërish apo laringu. Sipas mjekëve, përdorimi i shumtë i antibiotikëve mund të vendosë në rrezik jetën tuaj, pasi në rast të ndonjë infeksioni, efekti i tyre nuk do të jap rezultatet që prisni.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Forbes publikon listën, këta janë aktorët më të paguar për 2018

Si çdo vit, revista prestigjioze “Forbes”, ka publikuar listën e aktorëve më të paguar të vitit. Vendin e parë të...

Close