X

Ikën nga Shqipëria edhe “krahu i djathtë” i Donald Lu

Zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz para largimit të tij nga Shqipëria, pasi i mbaroi mandati ka bërë një video përshëndetëse.

Në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Muniz thotë se ka besuar që në fillim të marrjes së detyrës se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe mendimi i tij nuk ndryshon.

“Keni klimë të mrekullueshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik.

Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm.

Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, – ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së Muniz.

More in AKTUALITET, LAJME
Vila me skuadër të re, largohet nga Shqipëria

Emiljano Vila e ka mbyllur me Superioren. Mesfushori i cili në janar kaloi nga Partizani te Skënderbeu, është larguar prej...

Close