

Gjelbërimi i një qyteti duhet të jetë puna parësore e çdo bashkie. Por në qytetin e Durrësit, kryebashkiaku Vangjush Dako ka zgjedhur të bëj të kundërtën.
Disa makina dhe punonjës të pastrim-gjelbërimit janë parë në bulevardin kryesor të Durrësit, duke shkulur pemë dhe më pas transportuar për diku gjetkë. Skandali është denoncuar nga një qytetar në facebook me incialet Xh.B., ku ka publikuar fotot e shkuljes së pemëve dhe më pas zëvendësimin e tyre me beton dhe mermer.
Kujtojmë këtu, që Durrësi është betonizuar vitet e fundit edhe për shkak të interesave të Dakos dhe familjarëve të tij. Vëllai i kryebashkiakut të Durrësit njihet për aktivitetin e tij të betonit, dhe përfitimi i disa punëve publike. Më herët, nëpërmjet një investigimi të thelluar, Tpz.al zbuloi sesi ishte pasuruar familja Dako nëpërmjet biznesit të betonit dhe lavanderisë. /TPZ.AL/

Të ngjashme
Analisti “bukos” Edi Ramën: Të priti Erdogani si vasal, e ke bërë Shqipërinë nevojtore të Turqisë!
“Jam lypës i dalluar”/ Edi Rama zbulon se shqiptarët do të vaksinohen brenda një ose dy viteve
Koronavirusi në Shqipëri, pesë viktima dhe 660 raste të reja në 24 orët e fundit
Meta për shpopullimin e Shqipërisë: Po kërcënohet perspektiva kombëtare
“Ikja e trurit”/ Eksperti: 18 mijë studentë larg Shqipërisë, 94% e tyre nuk duan të kthehen
Rekord i zi në Mbretërinë e Bashkuar, 1564 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit
Mjeku: Historia e pacientes që vdiq në spitalin COVID 2 ka potencialin të hapë një “kuti pandore”!
Skandali/ Silva Bino nuk e ka idenë se kush e solli vaksinën në Shqipëri, nuk di të përgjigjet në emision
Lini nje Koment