X

Albcontrol sërish jashtë kontrollit, 420 milion lekë për të trajnuar 8 punonjës!

Albcontrol, shoqëria që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, me kapital 100 përqind shtetëror, vazhdon të shpenzojë miliona lekë, pa asnjë kontroll. Kësaj herë ka kapur një “rekord” shpenzimesh, plot 420 milionë lekë për të trajnuar vetëm 8 punonjës!

Sipas dokumenteve që disponon Tpz.al, rezulton se objekti i tenderit është “trajnimi stafit kontrollor në “rating APP”. Mësohet se në këtë tender mori pjesë vetëm një ofertues, i cili ofroi 35.260.000 lekë pa TVSH. Nëse i shton edhe TVSH-në, kjo shifër kap vlerën e 42.520.000 lekëve.

Ofertuesi duhet t`i provojë blerësit që akademia e tij është e çertifikuar si organizatë trajnimi nga Autoritetet Përkatëse si dhe në përputhje me Rregulloren e Komisionit Evropian. Instruktorët duhet të jenë të kualifikuar më parë me liçensë në APS/RAD, ndonëse mund të mos jenë kontrollorë aktiv apo ITVP.

“Kualifikimi i tyre në APS/RAD si dhe liçensimi në TVP apo çdo gjë të ngjashme me të, duhet të ketë qënë i vlefshëm deri në vitin 2013. Për Blerësin do të konsiderohej e përshtatshme nëse kualifikimi si Instruktor në liçensat e tyre është i vlefshëm. Pseudo-pilotët duhet të kenë eksperiencën e duhur me mjedisin dhe simulatorët në akademi”-thuhet në dokumente.

Sipas saj, kohëzgjatja e trajnimi është 6 javë dhe preferohet që kursi të fillojë ndërmjet muajve Shtator-Dhjetor 2018. Ndërkohë, pjesëmarrësit janë 8 kandidatë me kualifikime në ACS/RAD. Mësohet se faza teorike duhet të zgjasë 2 javë dhe faza e praktikës duhet të zgjasë 4 javë.

Albcontrol kërkon që klasat ku do të zhvillohet teoria duhet të jenë të përshtatshme për të akomoduar pjesëmarrësit. Klasat duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme: Tavolina dhe karrige të cilat mund të rregullohen në forma të ndryshme, një tavolinë për instruktorin. Një projektor së bashku me ekranin, një tabelë me letra të mjaftueshme, shënues dhe stilolapsa dhe çdo pajisje tjetër që ndihmon procesin e mësimdhënies. Normalisht, edhe 420 milionë lekë të thata për vetëm 6 muaj!

Pak muaj më parë, Tpz.al publikoi dokumentet e një tenderi të Albcontrol, I drejtuar nga zonja Belinda Balluku, ku ishte akorduar një shumë prej 66 milionë lekë, për t’u mësuar gjuhën angleze 40 punonjësve. Më herët, Tpz.al denoncoi sesi Albcontrol, u përfshi në një tjetër skandal në lidhje me përdorimin e fondeve, pasi akordoi 66 milionë lekë për të trajnuar vetëm dy studentë./TPZ.AL/

More in INVESTIGIM, KRYESORE, LAJME
“Do shohim sa të ‘pastra’ i keni duart dhe ju”, Rama i shkruan qytetarit: Mos u bëj merak, se…

Kryeministri Edi Rama sot reagoi me një postim në Facebook për Vettingun, ka sjellë një reagim shumë të madh nga...

Close