AKTUALITET, 1 Korrik 2018, 18:49

“Ruleta Ruse” dërgon Spanjën në shtëpi, vendos heroi Akinfeev

Rusia shkaktoi surprizën më të madhe në këtë Botëror, duke eliminuar Spanjën në “Luzhniki” të Moskës pas serisë së 11-metërshve (4-3), pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim 1-1. Heroi i ri i Rusisë është portieri Akinfeev, me kapitenin që priti dy penallti. Rusi Ingasheviç shënoi një autogol në minutën e 11-të në favor të Spanjës - i 10-ti deri tani në kampionat - ndërkohë që barazoi me penallti Dzhouba në të 41’, pas një prekje me dorë të Pikesë. [caption id="attachment_123865" align="alignnone" width="993"] Autogoli i rusit Ignasheviç[/caption] [caption id="attachment_123866" align="alignnone" width="756"] Dzhouba feston pas barazimit me penallti[/caption] Pas kohës së rregullt dhe shtesave – ku u bënë për herë të parë edhe zëvëndësimet e katërta – me rezultatin 1-1 që nuk ndryshoi, skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë. Koke dhe Apas gabuan nga pika e bardhë, ndërkohë që rusët u treguan të gjithë të saktë, duke i mbyllur llogaritë përfundimtare 4-3.

PENALLTITË

HUMBET! Jago Aspas gabon, Akinfeev perfekt dhe Rusia kualifikohet!

Çerishev gol, 3-4

Ramos gol. 3-3.

Golovin gol, 2-3.

HUMBET! Koke gjuan dhe pret Akinfeev. 2-2.

Ignasheviç gol, 2-2.

Pike gol, 2-1.

Smolov gol, 1-1.

Iniesta gol, 1-0.


[caption id="attachment_123853" align="alignnone" width="780"] Penalltia e gjuajtur nga Koke i Spanjës[/caption] [caption id="attachment_123868" align="alignnone" width="993"] Penalltia e humbur nga Apas i Spanjës[/caption] Kështu, pas Gjermanisë dhe Argjentinës, një tjetër kampione bote largohet në shtëpi. Rusia shkon në çerekfinale, duke pritur fituesin e çiftit Kroaci-Danimarkë. /TPZ.AL/