SPORT, 1 Korrik 2018, 17:56

Kohë shtesë në Luzhniki, Spanjë-Rusi nuk ka mbaruar

Spanja dhe Rusia duhet ta vazhdojnë sfidën në Luzhniki për një vend në cerekfinalet e Kupës së Botës, për herë të parë në Rusi 2018 edhe pas kohës së rregullt.

Filloi keq ndeshja për Rusinë, që e pa veten në disavantazh. Ignashevic ishte i pafat në minutën e 11, kur devijoi topin në rrëzim e sipër gjatë kontaktit me Sergio Ramos në portën e Akinfeev, që nuk mund të bënte asgjë.

Në një ndeshje pa shumë raste, por ritmike në mesin e fushës dhe e luftuar taktikisht, Spanja i komplikoi gjërat vetë me 11 metërshin e shkaktuar nga prekja e cekuilibruar me dorë e topit nga Pique. Nga pika e bardhë Dzyuba nuk gaboi duke mundur De Gean dhe barazuar rezultatin në minutën e 41.