X

Pas 17 vitesh, gjykata vendos për shqiptarin e akuzuar për përdhunim. Ja kush e shpëtoi

U deshën plotë 17 vite që prej nisjes së çështjes, që gjykata e Rodosit në Greqi të merrte vendimin për nje 43-vjeçar shqiptar të akuzuar për përdhunim. Rasti asokohe ka bërë bujë në mediat greke.

Siç raportojnë sot mediat lokale, shqiptari (gjeneralitet e të cilit nuk bëhet me dije) u gjykua në mungesë dhe u shpall i pafajshëm. Ndërsa vajza që ka pretenduar se është përdhunuar nga 43-vjeçari, nuk ishte e pranishme në seancën kur u dha vendimi.

Ai u akuzua për përdhunimin e një vajze më 30 korrik 2001 në ishullin Kos. Sipas akuzës, shqiptari e çoi ate në dhomën e tij dhe pasi e goditi, e përdhunoi. Ajo kishte pohuar se ishte e dehur dhe nuk mund të reagonte.

Një nga dëshmitarët në gjykatë ishte edhe pronari i apartamentit ku jetonte shqiptari me qira asokohe: vend ku sipas akuzës u konsumua ngjarja. Ai ka dëshmuar se nga sjellja e vajzës nuk dallohej se ajo ishte përdhunar. Ata erdhën dhe u larguan së bashku, ka thënë ai.

Ekspertiza mjeko-ligjore gjithashtu nuk konfirmoi konsumimin e krimit, sipas mediave greke. Në fund, gjykata e shpalli 43-vjetarin shqiptar të pafajshëm.

More in AKTUALITET, LAJME
Kampet për refugjatët, Donald Tusk: Shqipëria, një nga vendet në diskutim

Krijimi i kampeve pritëse për refugjatët në BE, është një nga pikat kryesore që pritet të diskutohen në samitin e...

Close