TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit ka vendosur heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpiak për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Avokati i Tahirit, Maks Haxhia u shpreh se gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që detyronte Tahirin të qëndronte në banesën e tij.
"Përfundimisht Saimir Tahiri është pa masë sigurie", u shpreh Maks Haxhia.
Ish ministri i brendshëm akuzohet si bashkpunëtor i bandës Habilaj, në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi i sotëm, është një fitore për Tahirin, i cili do të jetë i lirë gjatë procesit të gjykimit të tij.
Një ditë më parë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, deklaroi se ka raportime se trupit gjykues i është bërë presion.
"Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin", thuhet në deklaratën e Ambasadorit.
/TPZ.AL/