X

Shkarkohen 27 profesionistë të shëndetësisë, ç’po ndodh

Rreth 27 punonjës të sistemit shëndetësor, profesionistë me eksperiencë, janë shkarkuar me një urdhër të posaçëm nga Ministrja e Shëndetësisë, në emër të ristrukturimit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor Spitalor. Denoncimi është bërë në rrjet nga deputetja demokrate, Oriola Pampuri.

Denoncimi i deputetes:  

Profesionistet e sistemit shendetesor ne “siten” poshteruese te ministres se shendetesise……

Ministrja e Shendetesise, ne emer te ristrukturimit te Fondit te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor Spitalor, ka shkarkuar me nje urdher te posacem e pa asnje baze ligjore 27 profesioniste me eksperience pune disa vjecare ne kete institucion, nderkohe ka mbajtur ne pune persona pa pervojen e duhur, e te punesuar vitet e fundit nepermjet strukturave te Partise ne pushtet, te cilet zevendesojne profesioniste te perkushtuar, me pervoje e pa patur asnje verejtje ne punen e tyre te shkelqyer.

Sulmi ndaj opozites po pershkallezohet ne menyre te paprecedente edhe ne strukturat e sistemit shendetesor duke perfshire ne siten e selektimit edhe personelin, profesionistet e punonjes te tjere te sistemit shendetesor.

27 profesioniste te nderuar ne ditet e para te javes ne vijim marrin pezullimin perfundimtar ne emer te nje pseudoristrukturimi, te paramenduar. Ministrja se bashku me drejtorin e Fondit do t’i duhet t’i jape motivin e pezullimit nga puna, ketyre profesionisteve ne nje seance degjimore ne komisionin e Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale.

Ata jane mjeke dhe profesioniste te nderuar, e dinjiteti i tyre eshte me i larte se nje vend pune, por misioni i tyre eshte me i shenjte se nje laps qe di te shkruaje vetem zhgarravina.

More in AKTUALITET, LAJME
FOTOT/ I veshur sportiv dhe në krah të bashkëshortes, ku po e kalon fundjavën ambasadori Lu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu me bashkëshorten e tij, kanë qenë ditën e djeshme për...

Close