

Tpz.al denoncoi një ditë më parë veprimin arbitrar të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili nuk kishte thirrur për raportim, Kryetarin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi.
Por sot ka reaguar menjëherë Erion Braçe, i cili edhe pse në shkelje me afatet kohore, ka thirrur me nxitim Koçin e AMF-së për të folur mbi ecurinë e institucionit që ai drejton. Edhe pse në pamje të parë duket sikur Braçe ka larë duart me këtë veprim, në fakt ai ka kryer një tjetër shkelje të madhe.
Asnjë nga anëtarët e opozitës në Komisionin e Ekonomisë nuk është njoftuar për këtë mbledhje të sotme, ku do të raportonte Ervin Koçi. Sekretarja e këtij komisioni, nuk i ka dërguar as email dhe as sms, deputetëve të opozitës për këtë seancë dëgjimore, njësoj siç njofton çdo javë.
Përveç kësaj, Ervin Koçi do tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve në datë 15 maj, në një tjetër seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Por deputetët e opozitës nuk janë njoftuar as për depozitimin e pyetjeve, madje Erion Braçe ka vendosur si afat të fundit, orën 16:00, të ditës së sotme. Në këtë mënyrë flagrante, u heq të drejtën deputetëve të opozitës që të bëjnë pyetjet në drejtim të Ervin Koçit.
E gjithë kjo përpjekje për të fshehur këtë seancë dëgjimore, ka një shpjegim, atë të mospërballjes me një seri shkeljesh që kanë përfshirë institucionin e AMF-së dhe drejtuesin e saj. Dhe për ta mbuluar z. Koçi, ka shërbyer ish kolegu por njëherësh miku i tij, Erion Braçe.
Tpz.al ka denoncuar me fakte, disa skandale të Kryetari të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi. Që nga tenderat për blerjen e një makine prej 95 milionë lekësh, arredimi i zyrës me një vlerë prej 61 milion lekësh e deri tek konkursi fiktiv për punësimin e bashkëshortes.
Për asnjë nga këto çështje të përfolura mediatikisht, Ervin Koçi nuk ka dhënë shpjegim. Gjatë fjalës së tij, sot në Komisionin e Ekonomisë, Krytari i AMF-së ngriti shqetësimin e mosshlyerjes së dëmeve nga kompanitë e sigurimeve. Për të sfumuar shkeljet e tij, Koçi u kujdes që të rreshtohej në krah të qytetarëve, gjatë raportimit përballë Erion Braçes.
Ky raportim i fshehur i Koçit, kishte shkelur çdo afat kohor. Në fillim të muajit janar, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gramoz Ruçi vendosi që brenda muajit mars 2018, plot 27 institucione të raportonin në Komisione, për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2017. Institucioni që nuk ishte thirrur për raportim prej dy vjetësh deri më sot nga Komisioni i Ekonomisë, ishte AMF.
Pyetja që ngrihet është se kujt i shërben ky shoë i fshehur i Komisionit të Ekonomisë? Siç njoftoi më herët, Tpz.al do të publikojë në vijim të tjera denoncime, duke nisur që nga emërimi i tij në krye të AMF-së, punësimet në administratën e tij, abuzimi me parketin e shtruar tek zyra e tij e deri arsyeja se përse është i lidhur kaq fortë me Erion Braçen./TPZ.AL/E.H./
Më poshtë foto gjatë Komisionit të Ekonomisë:
Të ngjashme
E bujshme/ Gjykata e Strasburgut rrëzon SPAK: Të mos preken serverat e Lapsi.al!
Përgjaket fushata/ Gazment Bardhi tregon versionin e PD-së, për përplasjen me armë në Elbasan
U ekzekutua në Elbasan, kush është Pjerin Xhuvani? Lidhjet me politikën
Vdekshmëria shtesë ulet ndjeshëm në BE në shkurt, në Shqipëri arriti rekord
Këshilli i Medias: SPAK po cënon lirinë e mediave
Investigimi i BIRN/ Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi nëntë mijë “patronazhistë” të PS në Tiranë
Lulzim Basha i prerë: Zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë time!
Basha për ngjarjen e Kavajës: Është atentat ndaj demokracisë, përgjegjës njerëzit e Ramës!
Braçe pleshti e kape dhe AMF..cfar shejtani qenke o i “pa korruptuar”. Ju jeni me keq se paraardhesit tuaj.
Bravo TPZ qe denoncon dhe detyron shtetaret te perpiqen te bejne detyrat e shtepise qofte edhe formalisht dhe ne tejkalim te afateve ligjore. Shikoni fytyrat e Ervin Koci dhe Erion Brace dhe te tjeret, te dy keta lojtaret kryesor jane “te kapur me preshe ne dore” nga TPZ. Si te pashkolluar qe jane se kuptojne se vjedhja ne AMF eshte shume e rende dhe nuk eshte vjedhje preshash ne arat e Myzeqes. Mjere ky popull ne dore te kujt ka ngele ekonomia. Turp per ty Edi Rama sepse ne fund te fundit populli ty te ben fajtor per degradimin e Erion Brace qe le te qete bashkepunetorin e tij Ervin Koci te vjedhe. Komisioni Ekonomise ka pase qene i rregullt deri para 2 vjetesh me mbledhjet, raportimet, publikimin e raporteve ne website, etj. Cka ndodhur? Mesa duket Erion Brace nuk mjaftohet me mbushje xhepash por kerkon mbushje thasesh sepse e di ku do te perfundoj pasi ti mbaroj ky mandat. Kjo eshte kapja e shtetit. Nuk ka pushtet te balancuar. Ndahet tepsia sipas deputetve me te forte/lojtare te PS. Edi Rama ishe shprese per kete popull por u ktheve ne fatkeqesi sepse zhgenjimi eshte i rende. Shteti behet me teknicien dhe jo bandit politikane qe e dine fare mire se kane nje cikel te vjedhin sa jane ne pushtet qe te kene rezerva per kohen ne opozite, e keshtu me radhe. Fatkeqesisht, e bere shtetin me keq se ata para teje.
Vajmedet per kete popull per keta pushtetare te financave.
Dhe propogandohet kudo bashkeqeverisje e bashkeqeverisje e me rradhe por te habit fakti se nuk eshte nevoja te shkoj Edi Rama dhe te kerkoje padrejtesite neper shqiperi me kembe, ja ku i ka para syve po te doje te beje shtet. Po me sa duket deshira per shtet ka vdekur prandaj po ikin shqiptaret teknicentet shtet i kapur mat …dhe te mendosh financat e shtetit BSH dhe AMF
Mjere ata qe do mbeten ketu …
Vetem nje pyetje mbetet pa pergjigje gjithe keto denoncime KLSH apo KM i dine apo jo se mos nuk i dine te gjoret e u biem kot ne qafe ….
Edii rames i vlon koka me keto drogat e drogmenet e trafikantet i shkreti cpo heq por bedoj se do i vij dhe rradha Ervin Koci katundarit qe ska asnje lidhje me Amf-ne. Tallen te huajt me te , tallen ceot e kompanive te sigurimeve humor portokallie,
O Ervin Koci shko e shit shalqi