X

Kokëdhima zbulon planin e Ramës për të futur në burg Metën

Ish bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, ka zbuluar planin e kryeministrit për të ndikuar në arrestimin e Ilir Metës. Sipas Kokëdhimës, ka patur një plan nga Rama për të ndikuar institucionet, në mënyrë që të fillonin një hetim penal ndaj Ilir Metës.

Rama ishte i përfshirë në gushtin e vitit 2015, në një tentativë për të ngarkuar penalisht Ilir Metën. Kam negociuar që energjitë të përdoren për vendin, jo për luftra për pushtet“, deklaroi Kokëdhima, duke nënkuptuar se Edi Rama ka ndikuar tek prokuroria për të hetuar Ilir Metën.

Blendi Fevziu: Cfarë ishte akuza që u tentua të ngrihet ndaj Metës?

Kokëdhima: Politikanët nuk duhet të përfshihen në cështjet e institucioneve të tjera. Nuk duhet të bëjnë luftra me institucionet e tjera.

Blendi Fevziu: Me prokurorinë dhe gjykatat?

Kokëdhima: Po. Mendoj se ju kam dhënë përgjigjen për këtë cështje.

/TPZ.AL/ 

VIDEO:

More in KRYESORE, LAJME
Shpërthen Kokëdhima, akuza të forta Ramës për futjen e kriminelëve në parlament

Ish deputeti Koço Kokëdhima, njëkohësisht edhe ish bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, ka shpërthyer nga studio e emisionit "Opinion",...

Close