X

Meta komenton gjestin e Monikës kur goditi Ramën me çizme

Presidenti Ilir Meta ka komentuar gjestin e bashkëshortes së tij, kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi që pak javë më parë goditi me çizme kryeministrin Rama në sallën e Kuventit. Në një intervistë për FaxNews, Meta u përgjigj se nxiste dialogun.

Pjesë nga intervista

Gazetari: Cili ishte impresioni i parë që patët si President apo qoftë edhe i bashkëshort, kur patë znj. Monika Kryemadhi të qëllojë me çizme në drejtim të Kryeministrit Rama?

Presidenti Meta: Mendoj se dialogu është i pazëvendësueshëm dhe është ai që i duhet më së shumti edhe Kuvendit edhe politikës shqiptare, edhe shoqërisë sonë në tërësi.

Gazetari: A ndiheni keq kur e dëgjoni Kryeministrin Rama, kur i adresohet kryetares së LSI-së me termin “maçoku me çizme”?

Presidenti Meta: Nuk para e ndjek shumë Kuvendin për shkak të angazhimeve të tjera dhe deputetët mbajnë përgjegjësi vetë për veprimet e tyre.

Gazetari: Po nga eksperienca personale z. Meta, por edhe duke e njohur mirë, cilat janë arsyet që e shtynë znj. Kryemadhi të bëjë një akt aq të fortë?

Presidenti Meta: Mund t’i drejtoheni vetë znj. Kryemadhi.

Gazetari: A është e vështirë për ju ta ndani raportin bashkëshortor dhe si Presidenti i Republikës me Kryetaren e LSI-së? E këshilloni ju znj. Kryemadhi apo ajo ju?

Presidenti Meta: Është shumë e lehtë dhe e thjeshtë për mua, unë bëj detyrën time dhe bëj politikën e Presidentit të Shqipërisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Reagon për herë të parë Edi Rama: Saimir Tahiri bëri një akt dinjitoz, nuk kisha dijeni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten, është shprehur se dorëheqja e ish-ministrit Tahiri ishte një akt dinjitoz, ndërsa theksoi...

Close