X

Debati i ashpër/ Bushati: Mbrojte trafikantët, Tahiri: Nuk më bëni dot gjyqin mua!

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka debatuar me analistin Andi Bushati, lidhur me akuzat për trafikimin e drogës nga ish ministri i brendshëm. Sipas Bushatit, veprimet politike të Saimir Tahirit, hedhin dyshime, se ai ka ndihmuar trafikantët, ndërsa Tahiri ka thënë se nuk mund ti bëhet gjyq publik nga gazetarët dhe se kultivimi i kanabisit në kohën e Berishës ka qenë më i madh.

Bushati: Unë e ndoqa fjalën e Tahirit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte një çekuilibër në fjalën e tij. Sspse shumica e fjalës ishte nje raport, askush nga këta 139 deputetë,  nuk mund të hedhin baltë mbi mua sepse 30 vjet kanë prodhuar të njëjtat gjëra. Dredhimi është që, ju nuk jeni në pozitën që të thoni, ma kanë fajin ata të tjerët, apo po më bien në qafë Luli me Berishën apo Xhafaj. Ju keni një akuzë konkrete. Një njeri që do të sillet ndershmërisht edhe përballë organeve të drejtësisë dhe publikut, flet për atë që akuzohet, bashkëpunimi me trafikantët. Nëse ndiheni i pastër dhe i ndershëm, do të përgjigjeshit për këto pyetje. Kjo më bën të kem dyshimin e parë.

Tahiri: Të biem dakord mbi termat. Nëse mendoni se gjyqin tim ta bëj para jush refuzoj ta bëj këtë.

Bushati: Keni qene 4 vjet ministër.

Tahiri: Nuk do bëj gjyqin para jush. Po hetohem nga prokuroria, paarlamenti dhe italianët. Drejtësi do të ketë në të gjitha rastet. Po më kërkon të bëj gjyqin para jush, jemi në shina të ndryshme.

Bushati: Nuk po kërkoj gjyq.

Tahiri: Mos i fut në një thes të gjithë deputetët sepse ka burra dhe gra të mirë, që mundohen me mish e me shpirt.

Bushati: Merremi me thelbin , e lëmë propagandën. Cdo tentativë për t’iu shmangur thelbit nuk është mirë as për ju.

Tahiri: Sa i përket disbalancës, ka një standart moral. Jam ish minister, deputet. Dhashë dorëheqjen për tu përballur me drejtësine. Cfarë të bëj më shume? Po ka prova shkoj në burg.

Bushati: Nuk dua t’ju pyes a e morët varësen apo a i more lekët. Unë sot kam dyshimin, që ato që pretendon prokuroria janë të vërteta. Këtë nuk e mbroj duke pyetur Habilajt por duke ndjekur aktivitetitn tuaj politik 4 vjecar, që është në mbrojtje të trafikantëve të narkotikëve.

Tahiri: Po bën një akuzë, që është penale. Cohu shko në prokurori dhe jep faktet.

Bushati: Kemi qenë në nje studio kur keni thënë, nuk e kemi parë Berishën duke vrarë në 21 janar por mënyra politike e sjelljes na con në këtë deduksion. Njëlloj dhe me ju. Kur gjithë Shqipëria fliste për kanabizimi ju thoshit është përrallë. Kur njerëzit merreshin me atë që fliste për lidhjen tuaj me Habilajt, ju kërkonit burgosjen e tij. Filluat të merreni me mediat, me frontin e të keqës. Bëtë një show atje me shifra. Kjo është të mbrosh trafikantët. Nuk e di a keni marrë para dhe ndarë hashash me Habilajt, por keni qenë mburoja politike e këtij trafiku.

Tahiri: Ju e keni shumë kollaj të rrini në atë anë të banakut dhe ti bëni të gjithë njëlloj, nuk e di a e bëni për interes apo e bëni se kështu e mendoni. Nuk jemi të gjithë njëlloj dhe të jap fakte. Më the , që kur zotërote ke folur për kanabisin nuk është kështu. Ke gënjyer ose ke mbyllur sytë për kanabisin. Nëse mendon se kanabisin e solla unë, Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis.

Bushati: Ta ka thënë anti mafia italiane, që është shtuar kur erdhët ju. Anti mafia ka thënë, nga Shqipëria ka filluar të na vijë më shumë drogë se kurrë.

Tahiri: Ju gënjeni ose mbyllni sytë, se hashashi ka qenë gjithë kohën aty. Jo vetëm Lazarati. Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Burreli. Përse nuk shkoni në ministri të merrni statistika? Unë jam shumë i hapur për një ballafaqim shifrash me ty dhe këto. Merr shifrat dhe mblidhi bashkë, janë më pak se një vit i Sali Berishës. Për cilën aryse duhet t’ju dëgjon gënjeshtrat që thoni? Përse nuk shkon të marrësh shifrat zyrtare? Nëse nuk është kështu, hajde të enjten tjetër të ballafaqohemi

Bushati: Ballafaqohemi që sot, jo të enjten tjetër.

/TPZ.AL/ 

Emisioni i plotë:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Meta komenton gjestin e Monikës kur goditi Ramën me çizme

Presidenti Ilir Meta ka komentuar gjestin e bashkëshortes së tij, kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi që pak javë më parë...

Close