X

Edi Rama del për të dhënë llogari për qeverisjen, por shpall “arritjet historike” të PS-së

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një takim me qytetarët në amfiteatrin e Parkut të Liqenit, të cilin qeveria e ka quajtuar “Llogaridhënia Publike e Qeverisjes”. Kur pritej që të fillonte llogaridhënia, siç e thotë edhe emërtimi i takimit, Rama e nisi takimin me shpalljen e “arritjeve” dhe fitoreve të qeverisë. Mesa duket me llogaridhënie, kryeministri nënkupton fjalimet propagandistike të njëpasnjëshme të qeveritarëve dhe deputetëve të PS-s.

“Sot jemi këtu për të filluar një fushatë llogaridhënie publike, e cila do të shtrihet në të gjitha njësitë administrative të Shqipërisë dhe ku do të përfshihen të gjithë anëtarët e qeverisë. E bëjmë këtë pas 6 muajsh qeverisje, jo për të bërë paradë arritjesh, që nuk mungojnë, por për të vazhduar të ndërtojmë urën e bashkëveprimit me njerëzit, në funksion të aleancës së vetme, që kemi dëshiruar dhe jemi zotuar dhe që na detyron të gjithëve ta kthejmë në një realitet të prekshëm për qytetarët”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri përsëriti edhe njëherë, atë që tha në Asamblenë e Partisë Socialiste, se kjo parti konkuron vetëm me veten.

“Duhet të ndërveprojmë së bashku, duke filluar nga vetja. Nga vetja, sepse problemi më i madh dhe kundërshtari i vetëm që ka PS është vetja. Ne nuk na mund dot askush tjetër, por që të bëjmë realitet gjëra të cilat mund dhe duhet ti bëjmë realitet duhet të jemi vetë-kritikë dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja.”

Rama tha se duhet të ketë komunikim direkt me qytetarët dhe jo nëpërmjet televizioneve, sepse sipas tij këto mjete komunikimi janë të pandershme. Kjo deklaratë e kryeministrit, duket mjaft e habitshme, sepse ai është LIVE në thuajse të gjitha televizionet sa herë që flet, ndërkohë që “arritjet” e qeverisë dhe kasetat e gatshme, parakalojnë në të gjithë edicionet e lajmeve të televizioneve shqiptare.

Kryeministri, deklaroi edhe arritjen e dy objektivave të cilat i quan historike, si vettingu dhe rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave. Edhe pse është hera e dytë që Shqipëria merr një rekomandim pozitiv, Rama vijon ta quaj herën e dytë, një ngjarje historike.

Në fund, kryeministri Rama dëgjoi edhe pyetjet e disa qytetarëve, të cilave i’u përgjigj kryesisht me batutat e tij karakteristike, të cilat fatëkeqësisht janë aq të pakripura, sa pjesëmarrësit duhet të bëjnë përpjekje të mëdha për të qeshur.

/TPZ.AL/ 

 

More in KRYESORE, LAJME
Na mbytën Xha Sulot. Eva Muratit i tregojnë vendin: E ke në kuzhinë. Nuk merr vesh nga sporti!

"Pulave u ka hije të kakarisin vetëm në kotec”. Është rikthyer Xha Suloja dhe ka komentuar në profilin e Eva...

Close