X

Ramush Haradinaj: Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit. I pyetur nëse largimi i partisë “Lista Serbe” nga koalicioni, rrezikon qeverinë, Haradinaj u shpreh se asnjë qeveri nuk ka rënë nga vendime të ligjshme.

Haradinaj: Nuk ka ndodhur që të bjerë një qeveri që ka zbatuar ligjin, zakonisht bie kur nuk e zbatojnë ligjin. Çdo qeveri që qëndron me ligjin është e fortë.

Ylli RakipiJu mendoni se qeveria, edhe po u largua “Lista Serbe” nuk bie?
Ramush HaradinajTa shohim, këtu jemi.
Ylli RakipiA mund të shkojë Kosova në zgjedhje të parakohshme?
Ramush HaradinajJo këtë vit.
Ylli Rakipikëtë vit jo?
Ramush HaradinajJo
Ylli RakipiNë fillim të vitit?
Ramush HaradinajJo këtë vit.

Haradinaj u pyet gjithashtu lidhur me deklarimin e serbëve se do të formojnë vetë asosacionin. Ai u shpreh se nëse ky akt kryhet, ai nuk do të ketë vlerë ligjore.

Ylli RakipiSerbët kanë paralajmëruar se në prill, do të formojnë vetë bashkësinë e komunave serbe në Kosovë. Keni ndonjë koment për këtë?

Ramush HaradinajNuk mundet me ndodh për shkak se nuk merr vlerën ligjore, në emër të Kushtetutës. Mbetet një produkt i jashtëm, i paintegruar askund, nuk ka se si të marrë bazën ligjore. Kosova udhëhiqet nga një Kushtetutë shumë e avancuar, është europiane, është ndër më të avancuarat që ka në ndonjë vend në Europë. Përfshirë edhe të drejtat e popujve që jetojnë në Kosovë. Serbët janë popujt e barabartë në Kosovë, gjuha serbe është e bararbartë, dhe jashtë kushtetutes nuk mundet të krijohet.

/TPZ.AL/ 

More in AKTUALITET, LAJME
Erdogan tha se kosovarët do ta largojnë, Haradinaj: Populli im do të jetojë në liri, largohem kur vendos populli!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka komentuar deklaratën e Presidentit të...

Close