X

Rama: Sido që të shkojë, edhe kuksianët do të paguajnë te tuneli

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një herë çështjen e tarifës në Rrugën e Kombit.

Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se vazhdojnë negociatat me kompaninë për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për banorët, por ai shtoi se niuk ka asnjë mundësi që kalimi të jetë falas për banorët e zonës.

“Fjala “fare” nuk ekziston. Se sa do të paguajnë do të dalë nga llogaritë. Se nëse bëhet falas ajo mund të keqpërdoret. Dikush që ka një makinë nga banorët e zonës e jep me qera për të gjithë aty për të kaluar falas.

Për banorët e zonës, të gjithë ata që kanë autoveturë do të paguajnë. Kush është i varfër le të marrë autobusin dhe nuk do të paguajë asgjë” – tha Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Haradinaj: Tarifa e “Rrugës së Kombit”, e lartë, sipërmarrësit do të shkojnë në portin e Selanikut në vend të Durrësit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka deklaruar se tarifa...

Close