X

Haradinaj: Nuk kam ndryshuar qëndrim për demarkacionin, Albin Kurti nuk është parimor

Kryeministri Ramush Haradinaj, diskutoi me gazetarin Ylli Rakipi, në emsionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me qëndrimin e tij ndaj demarkacionit në Kosovë dhe komentet e kryetarit të “Vetëvendosjes” Albin Kurti.

Haradinaj u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrimin për demarkacion dhe se ai e ka shkarkuar komisionin e mëparshëm dhe ka votuar raportin e ri.

Duhet ta respektojmë faktin, se ajo që ka ndodhur në Kosovë është kjo, është diçka e vërtetë, nuk e shpik unë. Është shkarkuar komisioni i mëhershëm, ai që na dha atë versionin, është krijuar komisioni i ri shtetëror, i udhëhequr nga një opozitar i deridjeshëm, Shpëtim Bulliqi. Ai raport është pjesë e ligjit të votuar, ne nuk e votuam. Është tjetër ndoshta se unë nuk i kam bërë piarin e mirë, që ta kuptoni dhe ju se nuk është ashtu siç po thoni ju. Pse? Nuk kemi votuar vetëm atë marrëveshje. Kemi votuar raportin e ri të komisionit shtetëror, me të gjeturat e reja. “

Gazetari Rakipi e ka pyetur kryeministrin nëse qëndrimi i tij ka ndryshuar pasi u bë kryeministër. Gjithashtu Rakipi, ka kërkuar një koment për deklaratën e Albin Kurtit i cili ka thënë se Ramush Haradinaj ndryshoi mendim sepse i vetmi organ me të cilin mendon është karrikja.
Haradinaj është shprehur se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se Kurti nuk është një njeri parimor, por ka probleme në partinë e tij sepse bashkëpunëtorët e tij nuk e besojnë më.

Sa je në Opozitë, e kundërshton me mjete opozitare një materie. Kur kam ardhur në pushtet unë nuk kam gjuajtur gurë. Po atë komisionin e famshëm unë e kam shkarkuar po atë ditë. Mundet që Albinit i ka ikur, ose ju apo dikujt tjetër. Por unë e kam shkarkuar atë komisionin e famshëm, atë që shkroi marrëveshjen për të cilën ne bëmë opozitë, ka shkuar në shtëpi po atë ditë. Kam krijuar komision të ri, komisioni i ri i ka të gjitha të reja. E ke dëgjuar, z.Kurti e ka kritikuar, të gjeturat, raportin e komisionit të ri. Ai komision, të gjeturat e atij komisioni, janë votuar, janë pjesë e ligjit, unë kam votuar raportin po ashtu, edhe të drejtën me korrigjim. Gjitha këto janë arritje.”
Kam qenë koleg me z.Kurti. besoja se i ka parimet ashtu siç ka fjalët. i kisha marr më me shumë respekt ato që thotë. Por e kam vërejtur nga brenda, nga partneriteti se nuk është parimor. Do thoni se ai i shërben një qëllimi të caktuar, zgjedh mjete, zgjedh qëndrime, flet ato që flet, ai e di që nuk është ashtu siç ka thënë. Por e thotë sepse I intereson… Shife sa interesant. Gjysma e shtëpisë Albin Kurtit iu nda , se nuk i besoi më. Gjysma e shpisë…”, u shpreh kryeministri Haradinaj. 

/TPZ.AL/

More in AKTUALITET, LAJME
Haradinaj: Ndonjëherë Rama nuk i ka të qarta punët e Kosovës, gjykon pa ditur substancën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur edhe për mardhëniet...

Close