X

Haradinaj: Arritja ime më e madhe si kryeministër, përballja me problemet

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur edhe për arritjet e tij në krye të qeverisë. Ai konsideron përballjen me problemet si arritjen e tij më të madhe.

E vetmja arritje që veçoj është përballja, spo lejnë tema me fjet, spo mashtrojmë vetvetën por po përballemi me realitetin tonë. Një realitet që është krijuar në dy dekada, me të cilat unë po përballem. Në të gjitha aspektet. Në aspektet ekonomike, kemi investime të mëdha në energji. Janë 300 milion investime në energji. 400 milion tjera në solare dhe në erë, janë me mbi 150 milion. Kapin 2 miliard investime që fillon zbatimi këtë vit në energji. Kemi asocu Trepçën për me hy në treg, Trepçën e Kosovës, kemi pjesën e infrastrukturës, ujin e pijëshëm, kemi mbërritur 88% të familjeve të kosovës, I kemi bërë me ujë të pijshëm. Tani jemi në ujrat e zeza nëpër qendrat urbane, do të fillojë zbatimi këtë vit. Është një situatë bukur e konsolidume, vërtetë ka ngjarje të deportimeve në kryelistë, por mos të harrojmë se është përballja me vetën. Dhe është një proces që po i nxjerr këto defekte në dritë. Një proces që garanton kosovës, qëndrueshmërinë e së ardhmes.”

 /TPZ.AL/

More in AKTUALITET, LAJME
Ramush Haradinaj: Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të...

Close