X

Erdogan tha se kosovarët do ta largojnë, Haradinaj: Populli im do të jetojë në liri, largohem kur vendos populli!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka komentuar deklaratën e Presidentit të Turqisë, Ergodan, se “populli i Kosovës do të largojë Ramush Haradinajn”.

Haradinaj shprehet se ai do të punojë që populli i Kosovës të jetë i lirë dhe sigurisht, populli merr vendimin se kur ai duhet të largohet.

Ylli Rakipi: Erdogan ka thënë se Ramushin do ta heqë populli i Kosovës. Ju si e perceptoni, keni ndonjë përgjigjie, si ndiheni për këtë?

Ramush HaradinajËshtë e vërtetë. Jetojmë në demokraci dhe e kam pranuar demokracinë, vij e shkoj, por do të ndihmoj popullin tim që të jetoje i lirë në demokraci.

Ylli RakipiPra ju thoni që respektoni ligjin, demokracinë, dhe ai ka fjalët e veta. Domethënë, ju nuk ju kanë trishtuar fjalët e Presidentit Erdogan, që thotë se “Ramushin do ta heqë populli i Kosovës”.

Ramush HaradinajNuk e kuptova.

Ylli Rakipi – “Populli i Kosovës do ta heqë Ramushin”, ju nuk ju kanë trishtuar këto fjalë?

Ramush HaradinajS’ka kush të më heqë tjetër veç populli i Kosovës, ai më heq kur e vlerëson.

/TPZ.AL/

Intervista e plotë

More in KRYESORE, LAJME
Haradinaj: Nuk kam ndryshuar qëndrim për demarkacionin, Albin Kurti nuk është parimor

Kryeministri Ramush Haradinaj, diskutoi me gazetarin Ylli Rakipi, në emsionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me qëndrimin e tij ndaj demarkacionit në...

Close