

Nëpërmjet disa dokumentave ekskluzive, Tpz.al zbardh një skemë fiktive të punësimeve në administratën shtetërore, ku të përfshirë janë familjarë të ish deputetit socialist Ervin Koçit, tashmë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).
Skandali implikon bashkëshorten e Ervin Koçit, Jonida Koçin, e cila mban pozicionin e Drejtores së Integrimit dhe Komunikimit në Autoritetin e Konkurrencës. Për të fituar këtë pozicion, znj. Koçi ka marrë pjesë në një konkurs fals, abuzues dhe me fitues të paracaktuar.
Por si është zanafilla e këtij pseudo-konkursi?
Në qershor të vitit 2017, Autoriteti i Konkurrencës shpall një pozicion vakant: Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Komunikimit. Aplikimi ishte online në faqen zyrtare të këtij institucioni, ndërsa çdo profesionist mund të garonte i lirë.
Pasi mbërritën me dhjetëra CV të kandidatëve për pozicionin vakant, Autoriteti i Konkurrencës përzgjedh vetëm 3 kandidatura që plotësonin “kriteret”. Sipas njoftimi të bërë publik nga ky institucion, vetëm 3 zonja: Jonida Koçi (bashkëshortja e Ervin Koçit), Gladiola Hysi dhe Elona Jakupi, plotësonin kriteret për të garuar mes tyre, për pozicionin e Drejtores së Integrimit dhe Komunikimit.
Pikërisht tek këto 3 kandidatura zbulohen prapaskenat e një konkursi fiktiv. Jonida Koçi e cila është bashkëshortja e Kryetarit të AMF-së, Ervin Koçit, konkurron me dy kandidatet e tjera, Gladiola Hysi dhe Elona Jakupi, të cilat janë gjithashtu punonjëse të AMF-së. Pra, Jonida Koçi, ka garuar përballë dy vartesëve të bashkëshortit të saj, Ervin Koçit.
Por pyetja është kush fiton si Drejtore e Integrimit dhe Komunikimit, tek Autoriteti i Konkurrencës?! Natyrisht, Jonida Koçi, gruaja e kryetarit të AMF-së, dikur ish deputet i Partisë Socialiste. Sipas vendimit të datës 19.06.2017, që disponon Tpz.al, e para renditet Jonida Koçi me 98 pikë, dhe më pas vijnë 2 punonjëset e AMF-së, Gladiola Hysi me 77 pikë dhe Elona Jakupi me 76 pikë.
Pas kësaj gare të shëmtuar tek Autoriteti i Konkurrencës, Ervin Koçi i AMF-së, i ka shpërblyer vartëset e tij. Menjëherë, Gladiola Hysin e emëron pa asnjë konkurrim, Drejtore të Mbrojtjes së Konsumatorëve në AMF ndërsa Elona Jakupi e zhvendos specialiste nën varësinë e Gladiolës. Burime për Tpz.al, bëjnë me dije se pranë AMF-së është i punësuar edhe bashkëshorti i Elona Jakupit, një konflikt i hapur interesi që e kthen këtë institucion në një sekt familjar. Mbledhje e Komisionit të Ligjeve ku prezantohet Elona Jakupi si punonjëse e AMF-së (Faqja 29)
Ky është standarti i punësimeve që ka vendosur “rilindja”, ku vetëm një grusht njerëzish pranë qeverisë punësohen në institucionet më të rëndësishme të vendit me konkurse qesharake. Edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim, ka damkën që ka punësuar militantë në administratë, në fakt është Partia Socialiste ajo që bën namin duke rekrutuar jo vetëm mbështetës por edhe familjarë. Skandali thellohet edhe më tej, pasi Autoriteti i Konkurrencës është institucioni që monitoron edhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, prandaj punësimet familjare e kanë një qëllim: Të fshehin çdo aferë korruptive. Ky institucion kontrollon të gjithë tregun e shumëpërfolur të sigurimeve në Shqipëri dhe aktivitetet jobankë.
Në preambulën e AMF-së thuhet se ky institucion krijon një ambjent të ngrohtë pune. Në fakt kjo e është e saktë, pasi vetëm punësimi i familjarëve sjell ngrohtësi të madhe në një vend pune. Si është e mundur të mos ketë Shqipëria njerëz profesionistë, me eksperiencë dhe integritet, që të konkurrojnë dhe fitojnë pozicione? Por vetëm brenda familjes së ish deputetit socialist Ervin Koçit gjenden këta “profesionistë”?
Por mesa duket ky punësim familjar i bashkëshortes së Ervin Koçit, në administratën shtetërore, ka qënë i mirëmenduar. Jonida Koçi më herët mbante pozicionin e specialistes në Departamentin Juridik të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) deri në muajin Mars 2017. Në këtë kohë, Ervin Koçi la mandatin e deputetit të Partisë Socialite, për të filluar një muaj më pas, në prill, si Drejtor i Përgjithshem Ekzekutiv i AMF-së. Sapo iku nga AMF, Ervin Koçi u kujdes që bashkëshorten Jonida Koçi të mos e lërë papunë. Ai i gjeti një punë fillimisht si këshilltare tek Autoriteti i Konkurrencës, dhe brenda 3 muajve inskenoi konkursin fiktiv që denoncuam, për ta emëruar si Drejtore e Integrimit dhe Komunikimit pranë këtij institucioni.
Tpz.al do të vijojë denoncimet me të tjera skandale më të mëdha të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duke nisur nga shpenzimet marramendëse në udhëtimet jashtë Shqipërisë, shpërdorimi i karburantit e deri tek mega-afera e sigurimit të godinës së AMF-së./TPZ.AL/E.H./
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Foto nga 5

Procesi i paraseleksionimit për pozicionin Drejtor i Integrimit dhe Komunikimit Autoritetin e Konkurrencës

Njoftimi i fituesit për pozicionin Drejtor i Integrimit dhe Komunikimit Autoritetin e Konkurrencës

Faqja zyrtare e Autoritetit të Konkurrencës

Bashkëshortja e Ervin Koçit

Gladiola Hysi, Drejtore tek AMF, pjesë e konkursit fiktiv
Të ngjashme
Ditëlindja e 29-të e PD-së/ Basha: Jemi partia e shpresës. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta
‘Shpërthen’ Arbër Hajdari, i kthehet Elvis Naçit: O hoxhe mos më ndërprit, nga të gjithë këtu kam bërë shumë punë konkrete, jo llafe. Reagon Fevziu, imami qesh (VIDEO)
Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit të Shkodrës
Ligji për mediat, Rakipi i drejtohet deputetëve: Turpi do të jetë i juaji, ky është një ligj fashist!
Dëmtime në strukturë dhe kolona, mbyllet Gjykata e Lezhës
Manifestim në Suedi kundër Nobelit për Handke/ Fjalët e poetit nga Gjakova: Rrugët e qytetit tim ishin si ato të Bosnjës, burra, gra e fëmijë të vrarë
Liga e Kampionëve, Grupi B/ Murinjo sfidon Bajernin, finale mes Olimpiakos dhe Cërvena Zvezda
Mbikëqyrej me byzylyk elektronik, shqiptari ua ‘dredh’ autoriteteve greke dhe niset drejt Shqipërisë
Do ket konkurruar edhe nusja e ktij ylli Rakipit edhe nuk paskerka fituar edhe e beri artikullin ky. Bobo ca jemi ne shqiptaret.
Po clidhje ka ky i shkreti. Te gjithe jemi grat e dikujt nenat e dikujt dhe motrat e dikujt. Me kte analogji i bie qe grat e ministrave apo drejtorave te rrin ne shtepi mos te punojn fare se na paska “konflikt interesi”. Ca budalleku. Eshte e turpshme kur gazetaria meret me familjaret boll kemi politikanet qe meren me kte gje.
Duhet te theksoni te gjitha largimet nga puna te profesionisteve dhe emerimet e personave qe nuk i lidh asgje me sistemin financiar dhe e fundit emerimi i motres se Taulant Balles ne nje pozicion tejet te rendesishem ne AMF. Ja pra pse u hoqen specialistet…
Sistemi financiar ne dor te kooperativisteve i thon ksaj pune…nivel piktori.
Ku pyet katunari i AMF …ka mar ne pun ca socialist specialist qe vetem sistemin financiar nuk njofin por te gjitha sistemet e tjera i njofin mire…esht be autoritet medioker per te ardhur keq.
Mos e paragjykoni Ervinin se nuk e njifni se cfare njeriu eshte
Andia dhe Manjola, a jeni ne rregull nga mendja, apo sdini te lexoni shqip! Nese e lexoni kete skandal arrin te kuptosh se jane 3 institcione shtetrore qe jane perfshire ne kete skandal! Ervin Koci tregoi jo vetem fytyren e tij por me e keqja te tre institucioneve (AMF, Autoriteti i Konkurrence, ILDKPI). SKANDAL TRE INSTITUCIONE QE SHQIPETAREVE TE ZAKONSHEM JU NXIJNE JETEN KUR KANE PUNE ME ATA. KORRUPSION I VERTET. Keto institucione jane te pavarura dhe presupozohet qe mbrojne gjithe popullin shqiptar kudo qe jane. KY ESHTE SUPER SKANDAL. Ku je ERJON BRACE qe ste degjohet zeri? Ku je EDI RAMA? Ku je ARTA MARKU? Ku je KLSH? Ku eshte BIRN? Ku eshte opozita e Shqiperise LULEZIM BASHA dhe MONIKA KRYEMADHI? What about Mr. Donald Lu? Kaq injorant dhe abuzues sa qenka Ervin Koci permes denoncimeve qe i ka bere TPZ mendoj se mund te jene shume pak krahasuar me demin financiar qe do ti shkaktoj Shqiperise me veprimet dhe mosveprimet e tij Ervin Koci. Me respekt per shqiptaret e zakonshem qe kerkojne drejtesi! Suksese dhe respekt per TPZ qe ka kurajon te kryej investigime dhe te mos joshet me parate e pushtetit!
Ato gjoja femrat e para qe kan komentuar jan komentuset e ripjerdhjes me pages,i ke ne cdo portal, ne cdo shkrim,po ca duhet te bej me teper Rama dhe ky Ervini sipas ktyre?!!!un them tju fusi nje sallator ne goj se ska problem sipas ktyre,se mbase dhe kta flasin me pak.
Ky Ervini duhet te shkoj ne Mbrostar te mbjell token. Ndersa ti shko ne lezhe andej nga ke ardh se s ben per Tirane. Nuk beheni njerez ju. Kaq kisha
Genti: Kan zbritur fshataret nga mbrostari nga lezha dhe prap nga lezha dhe u ben drejtus ne AMF. O vaj me det ku u katandis ai institucion. E shikoni gjuhen e ksaj me emrin Genti…esht pikerisht njera prej tyre ndoshta ka mbaru italisht ne shkoder dhe esht drejtore ne amf. Esht kthy ne institucion turpi.
Ky drejtori pe fieri dhe ca drejtor te tjer atje nuk din asnje fjal anglisht. Mendoni cfar niveli…te huajt po qeshin. Institucion gallat.
Te kishte ndodh kjo ne nje vend tjeter ktij kingut ne foto i kishte trokit te dera prokuroria. Ripjellja funksionon perfekt.
Istituzione del terzo mondo. Che vergogna!
Ju pjerdhsha AMF. Kush esht i afte nuk punon ne ate mender hale. Atje punojn ata qe nuk i merr asnje ne pun ose s din me be asgje. Mendo te punosh me mimozat?!?!?!
Ka shume te drejte gazetari qe e ka kapur. Pislkeku madh kudo. Tamam stil i rafinuar alla rilindje. Ne dukje nuk shkelet ligji. Ne fakt fiton maliqi. Maliqet komentojne gazetarin se per mendje kan vec arin
Rilindjes i ruhet cifligu se perher fiton i ligu. E populli rri byh jashte e ka mendjen te ike jashte.
Esht grupi mafioz i AMF dhe ca shqiptar qe punojn te banka boterore.keler qamo dhe nja dy te tjer qe jan cift i lumtur guri&baleta etj. Do vij dhe dita kur te japin llogari te gjith kta per cfar kan ber se jan grup i rrezikshem qe punojn kunder interesave te shtetit.
HAHAHAHA O ENKELEDA SHEHI MOS VDEKSH KURRE QE S KE PUNE E RRI E KPUT KOMENTE BROCKULLA. MIRE THOT RAMA QE DASHI NA BEN OPOZIT PLONCI E GROSHE. PO PLONC E GROSH I PASKE DHE TI KOMENTET. HAHAHAHA
nje plonci i sforcuar shume (te paskan kapur per plenci per te nxjerre aty )
sa keq po na vjen per tyyyy
Ti Plonci, qenke komplet PLONC. Gjithe keta personazhe te perfshire ne kete skandal Gladiola Hysi nga punonjese e thjeshte bohet drejtoresh pa konkurim nga Ervin Koci , Elona Jakupi punon ne AMF bashke me burrin e saj Albi Jakupi sepse Ervin Koci mashtron ILDKPI per t’ju bo qoka servilave. Keto dy personazhe jane ne dokumentin e konkursit fiktiv. Autoriteti Konkurrences bon konkurs fiktiv duke bo drejtoresh Jonida Koci . ERVIN KOCI ka bo mashtrim dhe eshte veper penale per tu hetu nga Prokuroria. Kushedi se cka bo tjeter ne AMF ky ordineri Ervin Koci dhe populli do ti marre vesh kur ta haj kallomin dhe pastaj kthehemi dhe shajme vetem EDI RAMEN ose ikim nga Shqipnia , se keto hijenat na e kan bo gropen edhe juve qe thoni hajt mo se osht djal i mir ervini. Komentuesi me nalt ju ben thirrje shtetareve ku jane, pse nuk veprojne . Te shohim kryeprokurorja ARTA MARKU cdo te boj per keto mashtrime, nese nuk merret me keta specialistet mashtrues (majtas dhe djathtas) atehere o e kapun prej fytit edhe ajo dhe Donald Lu kot shpreson te kapen peshqit ne Shqipeni .Tung
Pastrimi i parave te Enkelejda shehit ka filluar me komentuesit. Ka punesuar zyre per shtyp qe te bej komente dhe nqs e shikoni kto komentet jane me distanc kohore te shkurter me njeri tjetrin. Nusja e Dashit te plencit nuk ka ku i harxhon leket se shume shpejt do i trokasin tek dera. VINI RE DICKA. Sapo dikush shkruan sic e mendon me vrap i hidhen ne gryk 100 komentues te Enkelejdes qe komentojn nga shtepirat e tuyre me qerpic se Enkelejda e ka bere vilen 3 kateshe.
HAHAHAHA AMON E TI ENKELEJDA KUR THEM MOS VDEKSH KURR E KAM PER I MEN. NA KENI KENAQ BURR E GRU ME ESTRADAT E JUJA, MU SI HAJRIE HONMI ME PREFEKTIN E VET (PER PERSONAZHET ESHTE FJALA). ENE T’FALA GJITHE ATYNE SHOQEVE E KUSHRINAVE TE TUJA INJORANTE QE NUK DININ ME SHKRU E ME LEXU E QI I E MBUSHE AMF E GJITH DITEN BOJSHIT MUHABET FUSTONESH ENE KAISHASH. HAJT MO FAJIN E KA KY SHEF JON ERVINI QE MI MA VERDALLE ATO. AMON E ENKELEDA MOS NDALO ME KOMENTET SE JENA TU LEXU GALLATE. THYJI GISHTAT NEPER TASTIERE TU KOMENTU SE KALON KOHA
Sa i bukur ky drejtori ktu ne foto sa i shkojn syzet qeka idh fare…pale ajo katunarja ne sfond…ma hoqi petllen. Mesa duket kjo komentusja siper me emrin idh Plonc e ka nor se o dreq ai…
TI MO E DI QI UN I KAM QEF NORAT DREJTORE. ENE DREJTORIN NH NOR E KAM PAS PO PASTAJ ME DOREZOI KE BURRI DS. PO MI DREQ MOS MI QIT TE PALAMET SE HARROVE QI VETEM UNE TE ERDHA KA MRAPA KUR SHKOVE N’PROKURORI ENE PASTAJ PER TRE ORE TE KOM FSHI LOTET. HAJT MO TANI BJERI FORT TASTIERES SE TE HEQ STRESIN.
Jepi baxhell jepi mos rri vec me burrin.
PLONCI po tregon fytyren si eshte katandis AMF me ervinin ne krye. Gjithe lexuesit e kuptuan qe je punonjes i AMF dhe po merresh me gallata, kercenime dhe komente ne orar te punes. Ndihesh e kercenuar nga cfare keni bere?!?! Problemi juaj, ne burg e keni vendin ose jetoni me turp nga gjithe njerezia se Shqiperia eshte vend i vogel dhe gjithe shqiperia e mori vesh. Bravo TPZ, Ju shkarkoi moralisht nga ofiqet qe mbani. Tani e ka radhen shteti te veproj per te ruajtur institucionin.
Per cudi drejtoresha Jonida Koçi ne autoritetin e konkurrences gruaja e Ervin Koçir te AMF ne organizimin e ketij institucioni nuk eshte me drejtoreshe.
Mund te verifikoni faqen zyrtare lehtesishtFaleminderit tpz