X

100 hektarë ngelen djerrë në Rrogozhinë, fermerët braktisin tokën

Mungesa e sistemit të vaditjes, çmimi i lartë i mekanikës bujqësore, çmimi i naftës dhe pesticideve dhe farave, janë shkaku që 100 hektarë toke në komunën Gosë të Rrogozhinës të braktisen nga fermerët.

E shtirë në një reliev mjaft të mirë me kushte atmosferike janë shumë të favorshme për të mbjellë, kjo sipërfaqe toke mbetet djerrë.

E shtirë në një reliev mjaft të mirë me kushte atmosferike janë shumë të favorshme për të mbjellë, kjo sipërfaqe toke mbetet djerrë. “Kemi rreth 5 vite që e kemi braktisur, pasi çdo gjë është e pamundur. Në verë kanalet nuk sjellin ujë në tokat tona, ndërsa në dimër tokat na përmbyten nga mungesa e pastrimit të këtyre kanaleve. Një vit më parë, një investitor i huaj erdhi mbolli rreth 20 hektar domate, por ai nuk ndenji më shumë se 6 muaj, pasi nuk iu dha asnjë ndihmë për të çuar ujin në sipërfaqen e mbjellë. Nga ana e shtetit ndjehemi të braktisur, pasi asnjëherë nuk kemi përfituar subvencionime”, shprehen fermerët. Fermerët kërkojnë ndihmë për investimet e mëdha sepse me ritmet e braktisjes, sipërfaqja e tokës që do mbetet djerrë do jetë shumë më e madhe. Top Channel

“Kemi rreth 5 vite që e kemi braktisur, pasi çdo gjë është e pamundur. Në verë kanalet nuk sjellin ujë në tokat tona, ndërsa në dimër tokat na përmbyten nga mungesa e pastrimit të këtyre kanaleve. Një vit më parë, një investitor i huaj erdhi mbolli rreth 20 hektar domate, por ai nuk ndenji më shumë se 6 muaj, pasi nuk iu dha asnjë ndihmë për të çuar ujin në sipërfaqen e mbjellë. Nga ana e shtetit ndjehemi të braktisur, pasi asnjëherë nuk kemi përfituar subvencionime”, shprehen fermerët.

Fermerët kërkojnë ndihmë për investimet e mëdha sepse me ritmet e braktisjes, sipërfaqja e tokës që do mbetet djerrë do jetë shumë më e madhe./Top Channel

More in AKTUALITET, LAJME
Pse s’e kapin dot bosin plak shqiptar që drejton trafikun me Ndrangheta

Plaku i Madh i kanabisit është një burrë rreth 65 vjeç, i cili banon në një zonë të panjohur të...

Close