X

A ka ndikim Mane me Frangajn, tek kryeministri Rama?! Ja si përgjigjet biznesmeni

Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, Samir Mane u pyet për miqësinë me pronarin e TV KLAN, Aleksandër Frangaj, dhe nëse të dy kanë ndikim tek kryeministri Edi Rama.

Rakipi: Ju keni lidhje me një nga pronarët e një media të madhe në vend, Aleksandër Frangajn. Thonë njerzit që Samir Mane drejton qeveritë në Shqipëri.

Samir Mane: Këto janë muhabete kafenesh. Unë s’kam asnjë biznes bashkë me Alekandër Frangajn, asnjë biznes. Frangaj është një mik i mirë i imi dhe nuk kam asnjë biznes të përbashkët me të.

Por a ka Samir Mane lidhje politikë-biznes në Shqipëri?

Mane: Unë kam 3700 njerëz që punojnë te unë, dhe nuk kam asnjë lidhje me politikën, dhe nuk jam asnjë deklaratë për asnjë politikan apo për deklaratë që ata bëjnë.

Rakipi: Thonë që ju keni miqësi familjare me ish kryeministrin Berisha dhe kryeministri Rama…

Mane: Sali Berisha dhe Rama nuk janë miqtë e mi. Unë do të them që jam mik i Sali Berishës dhe Edi Ramës, kur nuk jam, por i kam takuar dhe i takoj se më lidh puna, por nuk jan miqtë e mi. Unë nuk jam as njeri i Ramës, as i Saliut, jam vetja ime.

Rakipi: Ju keni marrë koncesionin e minierës në Bulqizë?

Mane: Unë e kam blerë koncesionin e minierës, nga një biznes tjetër, por jo nga qeveria. Unë nuk kam hyrë në koncesione se nuk më ka leverdisur prandaj nuk kam hyrë në koncesione dhe tendera publik.

/TPZ.AL/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Bushati përplaset me Manen: Je oligark, politika ju jep kulla në kohë moratoriumi dhe media hesht

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka debatuar me bisnesmenin Samir Mane, lidhur me pushtetin politik dhe...

Close