X

Dënohet me 50 vjet burg shqiptari që përdhunonte të bijën e mitur, vendim i rëndë edhe për nënën

Një emigrant shqiptar në Greqi është dënuar me 50 vite burg, pas provimit të akuzës se për dy vjet rresht përdhunonte të bijën e mitur. Për të njëjtën çështje është dënuar me 15 vjet edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte në dijeni për veprimet monstruoze të të shoqit dhe nuk kishte bërë asnjë denoncim.

38-vjeçari B.H., nga Tepelena ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar, i akuzuar se abuzonte seksualisht me të bijën 13-vjeçare. E mitura përjetonte një ferr të vërtetë për dy vite rresht, por nuk guxonte të hapte gojën dhe qëndronte e mbyllur në vetvete, ndërsa kishte rënë shumë në mësime, njoftoi Robert Goro në oranews. Sjellja e saj tërhoqi vëmendjen e shokëve dhe të mësuesve dhe dalëngadalë, e asistuar nga psikologët, ajo nisi të tregonte gjithë tmerrin që i kishte krijuar prindi i vet.

Familja që kishte dhe tre fëmijë të tjerë, jetonte prej shumë vitesh në fshatin bregdetar Thermi në ishullin e Mitilinit.

38-vjeçari ishte akuzuar edhe me herët për keqtrajtim të fëmijëve dhe dhunë në familje, mirëpo kishte marrë pafajësinë.

More in LAJME
Basha i përgjigjet Ramës: Qytetarë, keni punësuar një parazit dhe hajdut që hazdiset në luks

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur nga Tirana, deklaratave të Kryeministrit Edi Rama sot në Berat  për...

Close