X

Bushati: Jam i nderuar që Edi Rama më quan “kullofob”, ai vetë është hajdut dhe “kullofil”

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, në Top Channel, ka thënë se është i nderuar që Edi Rama e quan “kullofob”, por se kryeministri është një “kullofil’ dhe hajdut që ka ndryshuar qëndrimin e tij për ndërtimet dhe zonat e mbrojtura.

 

“S’kam asnjë kompleks të quhem kullofob dhe jam i nderuar të jem mes kullofobëve që etiketon Rama. Ai që të quan kullofob është një hajdut, sepse ai ka qenë vetë kullofob në vitin 98′. Ai e ka shpallur vendin ku sot po jep lejet, monument kulture. Sot është kullofil dhe në 98′-ën ishte kullofob. Kjo nxjerr keq Edi Ramën si hajdut.”

Bushati ka thënë se ai është një kullofob, sepse ndërtimi i kullave në qendër të Tiranës, shkatërron qytetin.

“Jam kullofob sepse po shoh të na shkatërrohet qyteti ku jetojmë. Plani urbanistik i Erion Veliajt, parashikon një Tiranë që do të shkojë deri ne 1.3 milionë banorë.
E di c’do të thotë të planifikosh një Tiranë me 1.3 milionë banorë? Do të thotë të shkretosh gjithë pjesën tjetër. Si do ushqehet dhe jetojë kjo popullsi? Cfare natyre do të këtë ajo?
Tirana është i vetmi qytet në Europë që ka sipërfaqjen më të ulët të gjelbërimit. Kemi bërë një qytet ku të gjithë makinat mblidhen drejt qendrës.
Janë të gjitha arsyet që duhet të jesh kullofob, sepse të jesh kullofil do të thotë të urresh qytetin tënd.”

/TPZ.AL/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, VIDEO
Bojaxhi: Në Shqipëri po krijohet një grup oligarkësh ilegal

Gjergj Bojaxhi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, lëshoi akuza të forta duke thënë se në Shqipëri po krijohen një...

Close