

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, ka ndërhyrë në emisionin “Të Paekspozuarit”, për t’ju përgjigjur analistit Andi Bushati, i cili deklaroi se drejtësia duhet të hetojë në mënyrë të paanshme edhe “çështjen CEZ” dhe përfshirjen e Shkëlzen Berishës në të.
Bushati dhe Berisha kanë debatuar lidhur me një email të shkëmbyer mes zyrtarëve të CEZ, ku përmendet edhe djali i ish kryeministrit dhe një takim me Sali Berishën.
VIDEO E DEBATIT:
Emaili i plotë
Shkëlzen Berisha: Ekziston një email i siguruar jo në rrugë ligjore. Kjo copë letër nuk është administruar në rrugë ligjore. Nuk kam lidhje me asnjë nga këta persona, as kam lidhje biznesi, as u kam shitur makinën, as më kanë paguar në forma të ndryshme. Në atë letër, flitet për një takim por nuk flitet se për cfarë. Ky takim nuk është kërkuar dhe nuk është zhvilluar kurrë.
Andi Bushati: Nga emaili, thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim, me babain tuaj që ishte kryeministër.
Shkëlzen Berisha: Nuk është e vërtetë. Lexo emailin.
Andi Bushati: Atëherë ma korigjoni ju
Andi Bushati: Tre javë pasi emaili është dërguar, babai juaj i ka pritur emisarët. Takimi vërteton emailin. Ky është absurdi për mua.
Shkëlzen Berisha: Ky takim nuk ka ndodhur. Nuk thuhet kërkund që unë kam premtuar të rregullojë një takim të tillë.
Andi Bushati: Në email thuhet se takimin do e realizoni ju. Takimi është bërë. Unë po të jem një prokuror, them a kam të drejtë të hetoj dhe të shoh sa i vërtet është ky email, kur kam dhe provën tjetër? Mua më duket normale deri këtu. Përse ju duket ju si spekulim nuk e kuptoj.
Shkëlzen Berisha: Është totalisht e pavërtetë ajo që thotë zoti Bushati, se në këtë email pretendohet se kam mundësuar një takim me babain tim. Lexoni emailin. Ky email është publik dhe është i vërtetë. Ky takim as është kërkuar as nuk është zhvilluar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona. Unë mbaj përgjegjësi për atë që premtoj vetë.
Andi Bushati: Ju thatë se emaili dhe kjo histori nuk ka ndikuar te privatizimi, sepse privatizimi është bërë 10 muaj pas kësaj korespondenca. Por akuza nuk ka qenë për këtë. Takimi do të bëhej për të ndihmuar kompaninë që do të fitonte.
Shkëlzen Berisha: Akuza ka qenë, se Shkëlzen Berisha ka përfituar nga privatizimi i OSSH-së. Janë marrë transaksionet e mia bankare, janë shitur sikur kanë lidhje me privatizimin. /TPZ.AL/
Emisioni i plotë:
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/

Të ngjashme
Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë
Boris Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës se varianti fillestar
Koronavirusi në Shqipëri, shtatë të vdekur dhe 739 raste të reja në 24 orët e fundit
Shifrat/ Gjashtë mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për vdekjet në spitalet Covid
Vesi i keq i manipulimit/ Shihni se si Veliaj lyente me bojë të kuqe protestuesin në 21 Janar (video)
Kryeministri i Kosovës i shkruan letër Presidentit Biden, ku falenderon Donald Trumpin! (letra)
“Shkeli rregullat anti-Covid”/ Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus, e dëbon nga vendi
Ulsi Manja flet me bindje: Drejtësinë për 21 janarin do ta bëjë drejtësia e pavarur që reformuam ne!
Lini nje Koment