

Nga Ylli Manjani
“Shpejtësia” është prova….
—————-
Ekstradimi i Nezar Seitit është më i shpejti i bërë ndonjëherë.
Ka disa fakte kokëforta që flasin shumë.
1.Më datë 10.01.2018 Prokuroria e Përgjithshme i ka referuar zyrtarisht praktikën e ekstradimit Ministrisë së Drejtësisë.
2. Ministrja e Drejtësisë e firmos ekstradimin me datë 11.01.2018!!!
Kulmi i shpejtësisë! Vetëm një ditë!
3. Po me datë 11.01.2018 Ministria e Drejtësisë njofton Italianët që të vijnë e ta marrin!
4.Italianët e kanë marrë personin me datë 25. Natyrisht ata e kishin me nge, se nuk ishin pjesë e lojës.
Cfarë tregon kjo shpejtësi në vendimmarrje?
Thjesht nevojën për të larguar sa më shpejt një “siklet”! Mesa duket ai vërtetë ka dashur të rrëfehet!
Praktikisht, firmosja me sy mbyllur e ekstradimit nga ana e Ministres, tregon se ajo ka qenë pjesë e një skenari të organizuar mirë! Nuk është ajo drejtuesja e këtij operacioni kriminal kundër drejtësisë!
Jo! Ajo është pjesë. Detyra e saj ishte të firmoste me shpejtësi një “praktikë që po vjen nga Prokuroria”. Kështu funksionon zbatimi i porosisë “nga lart”…
Kjo shpejtësi nuk e ka lënë dot as të mendojë e jo më të verifikojë, personelin e Ministrisë që merret me këto praktika! Meqë ra fjala, asaj zyre nuk i shket asgjë! Por nëse nuk i lihet koha e domosdoshme për verifikime, ata smund të garantojnë dot asgjë!
Ligji lejon një periudhë 30 ditore ministrisë pikërisht për të bërë verifikimet e nevojshme! Dhe për çdo person që gjendet në burg, pyetet administrada e burgjeve. Që ta mësojë zonja Ministre!
Por Ministrja e ka mbyllur vetëm për një ditë! Kështu e ka pasë “porosinë”!
Prokuroria, edhe ajo veproi në kohë rekord sipas të njëjtës “porosi”, është vendi ku u gatua gjella e Ekstradimit!
Mbyllën fët e fët, pa asnjë apel procesin e ekstradimit në gjykatë!
Injoruan tërësisht punën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ja cuan dokumentat e pa verifikuara…
Pra shpejtësia ishte mjeti që “hutoi” specialistët dhe prokurorët e thjeshtë! Ata nuk patën kohën e nevojshme që jep ligji për verifikime të nevojshme.
Mbledhjen e informacionit nga prokurori të ndryshme e ka detyrë ekskluzive Prokurori i Përgjithshëm! Askush tjetër në prokurori!
Por “shefet” (Prokurorja dhe Ministrja) e dinin shumë mirë se cfarë po bënin, sepse “porositësi” është i njëjtë! Ndaj smund të lejonin verifikime të mëtejshme.
“Porositësi” donte me çdo kusht të largonte “sikletin” sepse po fliste…
Paradoksi është se ne presim që Prokuroria të arrestojë veten dhe “porositësi” të shkarkojë ato që i urdhëroi të kryenin krimin!
E pamundur! Duhet rrugë tjetër…
Të ngjashme
Zbardhet vendimi/ Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionin gjerman për hetimin ndaj dy shqiptarëve për trafik kokaine, Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e tij nga detyra
Çfarë pritet të ndodhë? Komiteti i Ekspertëve mblidhet të hënën për masa të reja
Aksident në rrugën e Rinasit/ Makina përplas motorin, plagoset shoferi
“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri
Covid-19 /Shënohen 37 raste të reja në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit
“100 dështimet e Ramës”/ Lulzim Basha: Beteja kundër drogës nuk është histori suksesi, raporti i OKB thotë se Shqipëria është vend origjine
Radhë kilometrike në doganën e Morinës
Basha mbledh drejtuesit politik të qarqeve, ja çfarë po diskutohet
Lini nje Koment