X

VIDEO/ Andi Bushati: ARMO një vjedhje shtetërore, Berisha dhe Rama përgjegjës


Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku po diskutohet afera e ARMOS, u shpreh se në këtë rast, kemi të bëjmë me një vjedhje shtetërore. Bushati tha se edhe Berisha dje, por edhe kryeministri Rama sot, kanë mashtruar shqiptarët duke u thënë se do të sillnin investitorë strategjikë dhe më pas ua kanë dorëzuar ARMON, klientëve të tyre.

“Ju ështe thënë shqiptarëve, do ju sjellim investitorë strategjikë. Ky ka qenë mashtrim. Ju kanë sjellë klientët e tyre.  Ju është thënë, do ketë më shumë para nga tatimet, më shumë nga doganat dhe OSHE-ja. Edhe nën Sali Berishën dhe nën Edi Ramën, kemi parë që kushdo që ka qenë me ARMON mbi shpinë, është lejuar që të vjedhë.”

Sipas Bushatit, debati teorik nëse privatizimet janë metoda më efiçente e administrimit, në rastin konkret duhet anashkaluar sepse kemi të bëjmë me një vjedhje galopante, prandaj çdo diskutim tjetër është dytësor.

“Ka disa elementë, të cilat më bëjnë ta përjashtojë debatin teorik, por këtu është më principial, historia e një vjedhje galopante. Të gjitha rastet, jane një vjedhje me bekim shtetëror. Edhe Berisha edhe Rama kanë vendosur klientët e tyre. Vijmë nga një kompani që fitonte, në një kompani ku ne sot na mungojnë 300 milionë euro.”

VIDEO:

Emisioni i plotë:

/TPZ.AL/ 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, VIDEO
Basha: Rama nuk ka qëllim integrimin e Shqipërisë në BE, por pasurimin e tij dhe të kriminelëve

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi në ‘Opinion’ se Rama dhe banda e tij nuk kanë ardhur në pushtet për...

Close