TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viti 2018 është edhe “Viti Kombëtar” kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.
Autori i librit “Skënderbeu, kryqtari i fundit”, gazetari Virgjil Kule tha në emisionin "Arena" të Dritan Hilës në “Ora News” se, osmanët bënin konkurse për të marrë fëmijë të ndryshëm nga qytetet që pushtonin, për t’i çuar më pas me studime.
“Osmanët bënin një konkurs të madh, me psikologë, mjekë, ushtarë etj., në qytete të ndryshme të cilat kishin pushtuar.
Aty zgjidheshin fëmijët të cilët do të çoheshin për studime. Ky ishte një stimul shumë i mirë.
Një pjesë tjetër i merrnin fëmijët dhe i çonin në kazerma. Natyrisht që i biri i Gjonit, nuk iku në asnjë prej këtyre dy formave.
Përkundrazi ai iku me karrocë, pasi ishte i biri i një fisniku. Skënderbeu ishte një mjeshtër i vërtetë për të ndërtuar plane, e këtë aftësi e ka pasur që në fillim.
Ai ishte edhe në pjesën administrative, po ashtu edhe në atë ushtarake”, - tha gazetari dhe historiani Virgjil Kule
/TPZ.AL/