

Lobimi i partive politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara, janë një tjetër çështje, ku prokuroria ende nuk ka arritur të finalizojë hetimet. Miliona dollarë janë dërguar nga Partia Demokratike, Partia Socialiste por edhe Lëvizje Socialiste për Integrim, drejt Uashingtonit për të siguruar takime me kongresmenë, foto me presidentë apo edhe intervista në mediat amerikane.
E para që nisi fushatën e lobimeve, ka qënë Partia Demokratike e cila me anë të kompanisë Podesta e krijuar në një zonë offshore, u përdor disa herë nga qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha. Në një rast, Berisha pagoi rreth 200 milionë lekë të vjetra për të siguruar një takim në vitin 2012 me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Takimi u pasua me disa foto të shpërndara për publikun shqiptarë.
VIDEO:
Pak javë para se të vinte në pushtet Partia Socialiste në 2013, Edi Rama kontraktoi një shqiptaro-amerikan të quajtur Bilal Shehu, për të siguruar dy bileta pjesëmarrjeje në një takim për mbledhje fondesh në San Francisko. Ky takim bamirës që kushtoi 80 mijë dollar, u përdor nga Rama për të pasur një foto me Obamën, të cilën ia tregoi shqiptarëve në fushatën zgjedhore të 2013.
Të njëjtën linjë, si parardhësi i tij, ndoqi edhe Lulzim Basha, i cili lidhi dy kontrata me një lobist në Uashington, ‘Stonington Strategies’. Pagesat prej 675 mijë dollarësh për kompaninë e lobimit u bënë nga një shtetas turk i quajtur Kamil Ekim Alptekin, ndërsa ky i fundit përdori një kompani offshore për të humbur gjurmët. Rezultati i këtij lobimi ishte një foto e Donald Trump me Lulzim Bashën, të cilin ky i fundit, e përdori për fushatën zgjedhore të 25 qershorit 2017.
Por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka përdorur lobistë amerikanë. Në një rast, kjo parti pagoi 123 mijë dollarë për të siguruar disa takime të nivelit të lartë, gjatë vizitës së Ilir Metës në SHBA.
Kulmi i kësaj skene qesharake për të përfituar mbështetjen amerikane arrin kur të dy partitë e mëdha në vend, PD dhe PS kontaktojnë të njëjtin lobues, Barnes & Thornburg./TPZ.AL/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte më njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë
Boris Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës se varianti fillestar
Koronavirusi në Shqipëri, shtatë të vdekur dhe 739 raste të reja në 24 orët e fundit
Shifrat/ Gjashtë mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për vdekjet në spitalet Covid
Vesi i keq i manipulimit/ Shihni se si Veliaj lyente me bojë të kuqe protestuesin në 21 Janar (video)
Kryeministri i Kosovës i shkruan letër Presidentit Biden, ku falenderon Donald Trumpin! (letra)
“Shkeli rregullat anti-Covid”/ Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus, e dëbon nga vendi
Ulsi Manja flet me bindje: Drejtësinë për 21 janarin do ta bëjë drejtësia e pavarur që reformuam ne!
Lini nje Koment