X

“Godet” analisti: Donald Lu s’u thotë të vërtetën, Trump nuk e di çfarë ndodh në Shqipëri

Frrok Çupi thotë se ambasadori Donald Lu gënjen “Shtëpinë e Bardhë” dhe Uashingtoni nuk e di se çfarë ndodh në Shqipëri.

“A mund të besohet se, ambasadori i Amerikës i dërgon të vërtetën Amerikës?

Kjo tashmë është më pak e besueshmja që mund të ndodhë. Ambasadori Lu – thonë analizat – u hodh nga gëzimi kur i erdhi radha të “fshinte” Prokurorin e Përgjithshëm që i ishte bërë pengesë për një aferë të dyshimtë, me një kompani kanadeze të naftës.

Si zoti Lu, edhe ambasadorja e BE-së, janë bashkuar me qeverinë për të mbyllur dosjet kriminale të “peshqve” të mëdhenj, duke larguar Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke prurë në vend të tij, një prokuror “raja”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara i përket administratës së vjetër të presidentit që u largua; grupimi i tij është angazhuar, me të gjitha forcat, kundër presidentit aktual, Trump. Zoti Lu është ambasador i Trump, por ndjek politika të Obamës.

Para dy ditësh, deklaroi se zgjedhjet kur fitoi Trump “janë hakeruar”. Asnjë ambasador në botë nuk e ka bërë këtë, që të sulmojë presidentin e tij, në emër të një presidenti tjetër… Informacioni mbi Shqipërinë, shkon në Amerikë i shtrembëruar, përderisa këtu, sy për sy, ambasadori flet ndryshe nga e vërteta që ndodh…

Më në fund, si mund të dërgojë ambasadori informacion të drejtë në dorën e presidentit që nuk e do”, shkruan Çupi për AFP.al.

Ai shkruan se edhe opozita, nuk mund ta informojë Donald Trump, se çfarë ndodh në Shqipëri, pasi është e kapur nga Soros:

“A mund të trokasë opozita në derë të Amerikës?

Sigurisht, nuk është e pamundur… Por opozita duket e pagatshme të ndërmarrë këtë hap. Nuk e ndërmerr këtë hap, sepse po të ndodhte, atëherë do të “zbulonte” qeverinë. Opozita ka marrë përsipër të bëjë opozitë të lehtë e në sipërfaqe, aq sa të mbulojë qeverinë. Nëse do të tregonte të vërteta në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të tronditej klima dhe do të niste  ndryshimi. Amerika nuk mund të lejojë një shtet narkotik e kriminal, në mes të kontinentit dhe në udhëkryqin për në Lindje.

Opozita nuk troket në dyer të presidentit Trump, edhe pse i ka lidhjet me Soros dhe Hillary. Edhe fushatën elektorale ku PD u fundos, e organizoi Podesta i Hillary-së. Edhe takimet “diplomatike” të larta, PD-ja i bën me Institutin e Demokratik të liberalëve Obama –  Soros, Hillary.

Opozita nuk e ndërmerr as hapin e lajmëtarit.

Po cila Amerikë duhet lajmëruar?

Politika shqiptare dhe diplomati amerikan, me qëllim, i ngatërrojnë të “dy Amerikat”.

Për ambasadorin Amerikan, thuhet: “Ore, e dini ju se ai flet në emër të Amerikës?” Në fakt, ai flet në emër të “Amerikës 2”, që përfaqësohet nga presidenti i kaluar, kandidatja e rrëzuar dhe miliarderi George Soros – të gjithë kundër presidentit Trump, “për jetë a vdekje!” . Edhe politikanët (qeveri dhe opozitë), bëjnë deklarata sublime “për Amerikën”. Por për cilën Amerikë? Askush nuk përmend liderin Amerikan, politikën e tij, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit…  Jo, vetëm “për Amerikën”.

Siç po duket qartë, në këtë rajon ku ndodhemi, zhvillohet beteja mes “Amerikës një”, dhe “Amerikës së dytë”. Ashtu si edhe beteja mes elitave qeveritare të dështuara, globalizmit dhe kufijve të hapur, kundër politikave të konservatorizmit, sovranitetit, respektit për kombin e familjen, qeverinë e punëve dhe jo të fjalëve – që përfaqësohen në glob nga Trump, Brexit, populistët dhe konservatorët…

Amerikës nuk ka kush i thotë….”(TemA)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shqipëri – Greqi, Bushati dhe Kotzias takohen në Korçë

Takimi i radhës mes ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të...

Close