X

Debati Balla-Spaho, kush po kërkon kapjen e kryeprokurorit!

Debate të forta ka pasur mbrëmjen e djeshme në emisionin “të Paekspozuarit” mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe atij të PD, Edmond Spaho për zgjedhjen e prokurorit të ri, si dhe bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu debati është fokusuar edhe të pagesat që partitë shqiptare bëjnë në Uashington prej vitesh, dhe sidomos për pagesat e fundit nga të dyja kampet politike.

VIDEO:

Kryetari i Grupit Parlamentar, në Partinë Demokratike, Edmond Spaho, deklaron se shoqëria civile e cila kontrollohet nga Soros, ka bllokuar qëllimisht krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi nuk ka paraqitur asnjë kandidat.

“Shoqëinë civile e keni lënë në dorë të drejtorit të Sorosit, shiko dokumentin. Është insistuar që të ketë përfaqëes të shqoërisë civile, unë jam kundër, pse duhet të ketë, kjo na u imponua, nga ekspertët. Sot qeveria civile sot thotë nuk ka kandidat, kjo është bllokuar me qëllim. E doni prokurorin të vendosni shoqen e Ermonelës, sepse keni dosjen e Tahirit, Dakos dhe dosje të tjera që do dalin.” – u shpreh profesor Edmond Spaho.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se partia e tij ka bërë lobing në Uashington, por ndryshe nga kundërshtarët e ka bërë transparente.

Partia Socialiste ka bërë pagesa për lobim nga numri i llogarive të PS në Shqipëri, nga një bankë e nivelit të dytë dhe e kemi edhe në KQZ. Ndërsa Partia Demokratike, ka paguar mbi 500 mijë euro dhe i ka paguar në Edinburg, që kanë përfunduar në Belize” – u shpreh Balla.

/TPZ.AL/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, VIDEO
Rinisin reshjet në vend

Insituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se ditën e sotme dhe atë të nesërme reshjet e shiut...

Close