X

Pas Benz-it luksoz, Drejtori i AMF-së arredon me 61 milionë lekë zyrën e tij

Pasi bleu një Benz luksoz me vlerë 92 milionë lekë, drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), Ervin Koçi ka vendosur të përdorë një shumë të konsiderueshme parash nga buxheti i shtetit për arredimin e zyrës së tij.

Tpz.al mëson institucioni i AMF-së, ka zhvilluar një tender të fundit, më datë 11 dhjetor 2017, me objekt “blerje orendi dhe arredim zyre e sallë mbledhjesh” me një fond limit prej 5.383.330 lekë. Bashkë me TVSH-në, kjo vlerë e kripur shkon rreth 61 milionë lekë të vjetra.

Komoditeti i drejtuesit Ervin Koçi, i cili më herët ka qënë deputet i Partisë Socialiste në qarkun Fier, tejkalon çdo imagjinatë me shpenzimet, pasi me aq para mund të blesh një apartament të ri.

Zyra e tij do të vishet me parket me dru lisi ose ahu të staxhionuar në mënyrë natyrale ose artificiale. Ky lloj parketi është nga më të kushtueshmit, me një vlerë mbi 100 euro/m2, po t’i referohesh çmimit të tregut. Bordurat vertikale ose plintuesat sipas llojit të shtrimit të dyshemesë do të jenë me qeramikë, një material që përdoret shumë rallë pasi edhe ky është shumë i shtrenjtë.

Në dokumente thuhet se kërkohet tavolinë dhe karrige me materiale lekure në ngjyrë të zezë, për titullarin e institucionit, Ervin Koçi. Materiali që do përdoret është copë mikrofibër në ngjyrë perle. Do të ketë tavolinë mesi tek poltronat, rimeso druri ngjyrë lajthie.

Por ky drejtues institucioni, i cili preferon luksin e tepërt në një vend me ekonomi të brishtë, ka nxjerr në pah edhe shpirtin e tij prej artisti. Ai ka kërkuar dy piktura abstrakte, ndërsa do t’i blejë vetëm nga një piktor i njohur që ka vlera të mëdha artistike.

Lista e preferencat e mënyrës së arredimit të zyrës, është shumë e gjatë. Të gjitha këto janë llogaritur të blihen me 61 milion lekësh fonde publike, që Ervin Koçi i ka vënë në dispozicion të kompanive private.

Më herët, Tpz.al denoncoi sesi ish deputeti socialist, aktualisht drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, u pajis me një makinë super të shtrenjtë, Mercedes Benz të vitit 2017, pavarësisht se makina që ai dispononte ishte gjithashtu shumë e re, e vitit 2013. Vlera që Benz-it ngjyrë të zezë dhe me xhama të errësuar, i tejkalonte 92 milionë lekë të vjetra.

Dikur ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka thënë se “politikanët dhe zyrtarët po vjedhin paratë e qytetarëve për të blerë mercedesa të zinj luksozë dhe vila anës detit“. Por a është drejtori i AMF-së, Ervin Koçi, një zyrtar që mund t’i referohet ambasadori Donald Lu?!/TPZ.AL/E.H/

Më poshtë deklarata e Donald Lu, qershor 2015:

Më poshtë tenderi i zhvilluar nga AMF për mobilimin e zyrës:

More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Mavraj në kërkim të rekordit me Hamburgun

3-0 kundër Hofenhajmit, 0-0 në Frajburg, 0-0 kundër Volfsburgut. Mbrojtja e Hamburgut, ku “shef” i saj është shqiptari Mërgim Mavraj,...

Close