

Themie Thomai, ish ministrja e bujqësisë për 13 vite, në kohën e diktaturës ka treguar në emisionin “Të Paekspozuarit”, si u bë ministre në vitin 1976.
“Bujqësia është jeta ime, jam marrë gjithë jetën me buqësi, e kam dashur tokën time. Kur jam bërë kryetare koperative e kam kundërshtuar pasi isha e re, 22 vjeç. Por siç ishte koha u mor vendimi dhe do shkoja, por vendosa, pasi u mor vendimi që do ta tregoj me punë që ta justifikoj, dhe kështu u bë për 13 vjet.
Në vitin 1975, arritëm rezultatet më të larta, me rezultatet e grurit. Në vitin 1976, një telefonatë në një takim që isha unë, më tha do paraqitesh në Komitetin Qëndror në Tiranë. U përgatita për punët e buqësisë. Shkova atje, dhe ishin tre persona të tjerë, që do ishin edhe bashkpuntorët e mi.”
Thomai rrëfeu se ishte Hysni Kapo personi që ja kishte komunikuar këtë vendim të regjimit.
“Njeriu që ma komunikoi ishte Hysni Kapo, dhe më tha që byroja ka vendosur do bëhesh ministre! U shtanga, u tremba, dhe i thash, – se bëjë dot! E kemi menduar do e bësh– më tha. Shkova në shtëpi, më pyeti nëna, më tha, pse të thirrën, dhe i thashë më bënë Ministre të Bujqësisë. Aman, – tha, si do bëhesh ministre, se mos e pëson si Pirro Dodbiba, prandaj mos puno me kokën tëndë, pyet të tjerët. Babi më kishte lënë të vogël dhe nëna kishte shumë kujdes për mua” u shpreh Themie Thomai.
VIDEO:
Ish ministrja e bujqësisë në kohën e diktaturës, ka rrëfyer edhe disa momente mjaft interesante nga drejtimi i kësaj ministrie. E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se cili ka qenë momenti kur është ndjerë më keq gjatë detyrës së saj si ministre bujqësie, Thomai tha se momenti më i vështirë ka qenë rrafshimi i 200 mijë hektarëve grurë në vitin 1982.
“Ka patur shumë ditë dhe netë që kanë qenë të vështira sepse bujqësia është e vështirë, sepse të prish koha. Më e vështira ka qenë viti 1982, kur temperaturat u ulën aq shumë, sa u rrafshuan gati 200 mijë hektarë grurë.”- përfundoi ajo./TPZ.AL/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë
Boris Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës se varianti fillestar
Koronavirusi në Shqipëri, shtatë të vdekur dhe 739 raste të reja në 24 orët e fundit
Shifrat/ Gjashtë mijë vdekje shtesë në 2020-n, pesë herë më shumë se raportimet zyrtare për vdekjet në spitalet Covid
Vesi i keq i manipulimit/ Shihni se si Veliaj lyente me bojë të kuqe protestuesin në 21 Janar (video)
Kryeministri i Kosovës i shkruan letër Presidentit Biden, ku falenderon Donald Trumpin! (letra)
“Shkeli rregullat anti-Covid”/ Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus, e dëbon nga vendi
Ulsi Manja flet me bindje: Drejtësinë për 21 janarin do ta bëjë drejtësia e pavarur që reformuam ne!
Lini nje Koment