X

Berisha përmend emrin e njeriut misterioz, që përfitoi miliona euro nga inceneratorët

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për disa koncesionin e inceneratorëvem, sipas tij korruptive, që janë dhënë me ‘bekimin’ e kryeministrit Edi Rama.

“Të dy kanë marrë para nën dorë duke ia dhënë koncesionet biznesmenit Klodian Zoto”, tha Berisha, i cili shtoi kontratat koncesionare janë fshehur.

Elbasani

“Në vitin 2015, afrohet e kërkon të ndërtojë djegësin e Elbasanit në kundërshtim me çdo ligj. Kjo qeveri, me në krye Ramën, brenda një 1 dite, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, bëjnë nën veprime dhe ia japim tenderin atij që deshën”, tha Berisha nga foltorja e parlamentit duke akuzuar se biznesmeni Zoto.

Ish kryeministri shtoi: “Po ky zotëri, në 26 dhjetor 2016 e shet koncesionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një rënë të lapsit 7 mln euro nga paratë e taksapaguesve. Në botë kjo s’mund të ndodhë kurrë nëse Kryeministri nuk vjedh si ujk paratë e taksapaguesve”.

Fieri

Edhe djegësin e Fierit, shtoi ish kryeministri, ja dhanë Klodian Zotos 28 mln euro, ndërsa akuzoi deputetët sociliastë të Fierit se kanë heshtur lidhur me këtë marrëveshje, sipas tij korruptive.

Ligji thotë bëj tender ndërkombëtar, shtoi Berisha, duke shtuar se të tillë nuk pati.

Lidhur me investimin që duhet të bëhej, ish kryeministri deklari se në të vërtetë “nuk është vendosur asnjë tullë”.

Tirana

“Në Tiranë për djegësin u dhanë 218 milionë euro. S’ka burrë nëne që të gjejë kontratën. Këto fshehin kontratën… A vidhet në këtë mënyrë? Kjo është gjëja më e paimagjinueshme. K, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje deputetëve që të reagojnë lidhur me këto afera.

Të tre inceneratorët janë denoncuar nga emisioni “Të Paekspozuarit” dhe agjencia e lajmeve Tpz.al, ku me dokumenta dhe fakte provohet se janë një aferë e pastër korruptive. /TPZ.AL/

Më poshtë investigimi i Tpz.al

Njeriu misterioz që ka përfituar qindra miliona euro konçesione, me plehra

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Terroristët e ISIS-it, thirrje në gjuhën shqipe: Përgjakni festat e fundvitit!

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë...

Close