X

Arrestohet shqiptari për trafikim droge në Kashina, Piza

Karabinierët e Kashinas (Piza) në Itali arrestuan një shqiptar 31-vjeçar për mbajtje dhe shpërndarje substancash narkotike.

Lajmin e bëri të ditur Pisatoday.it, që shton se ai po vëzhgohej prej disa ditësh.

Pas kontrollit të shtëpisë, atij iu gjetën një numër dozash kokaine, një peshore e saktësisë së lartë, disa aparate celularësh, si edhe një sasi parash të përfituara nga shitja e drogës.

Pas formaliteteve, shqiptari u çua në burgun e Pizas në pritje të gjykimit.

TPZ.AL

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shqiptarët, komuniteti më i madh i huaj që merr sigurime shoqërore në Itali

Shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh të punëtorëve të huaj në Itali dhe që janë të regjistruar në Institutin e...

Close