X

E çmendura N, takim me misset e Petrit dhe të Globit

E çmendura N e kryeqytetit, dje në mbrëmje, pasi hëngri një darkë të bollshme në Restorant “Sofra e Ariut”, mori një taksi dhe pas 30 minutash, pasi kaloi rrugën “Geroge Bush”, u ndal përpara “Hotel Britania” në City of Kamza, të Xhelal Mziut.

Pasi kqyri me kujdes nga jashtë, hotelin super luksoz, e çmendura N, hyri në hollin e tij, të mbipopulluar, nga vajzat e Miss Globe të Petri Bozos.

Në fillim ajo përqafoi secilën prej tyre. Te vajza e 36-të, Miss Albania, e çmendura ndaloi, dhe pas përqafimit të përmallshëm, filloi të qante me ca ngashërima, që të këputnin shpirtin.

– Pse qan kështu si fëmijë o e çmendur? – e pyeti Petri Bozo, që u shfaq aty, fare papritur.

– Qaj o Petro vëllai, se mu kujtua e shkuara. Mu kujtua kur isha 16 vjeç, sa kjo vajza e Shqipërisë, që ke zgjedhur ti për Miss Globin. Atëherë o Petro vëllai, unë u zgjodha Miss Marsi. U çuditën të gjithë marsianët me bukurinë dhe me mendjen time, o Petro. Ç’bukuri! Ç’mendje! Sa më panë, e gjithë popullata e Marsit, vdiq o Petro. Që atëherë, Marsi ka mbetur pa banorë.

– Ç’thua kështu o e çmendur, pse ka patur Miss Marsi në Mars?! – pyeti Petri

– Po si s’ka patur o Petro. Në fillim kanë patur misse të gjithë planetet e sistemit tonë diellor o Petro. Për sistemet e tjerë nuk di ç’të them. Edhe toka ku jetojmë edhe unë, edhe ti o Petro, atëherë kishte missin e vet. Miss Bota quhej.

Por, sapo erdhe ti në këtë botë, u bashkove me një kinez dhe krijove Miss Globin. Dhe si i ditur dhe dinak që je o Petro, kinezin e zgjodhe plak dhe ai vdiq. Kështu që ti e more Miss Globin dhe e solle në këto troje, në Arbëri. Dhe tani ky vend i madhërishëm, përveç Skënderbeut, Sali Berishës, Edi Ramës dhe mua, ka edhe Miss Globin, që e ke ndërtuar ti me këto duar dhe me këtë mendje të mprehtë.

– Sa informacion paske o e çmendur, – u habit Petri.

– Kam o Petro, kam. Si të mos kem informacion, për këtë vend që ja arriti ditës të krijojë dhe organizatën e Miss Globit?!

15 minuta më pas, e çmendura N, u ul në një kolltuk në krye të hollit dhe filloi të kalonte në revistë, për testin e së vërtetës, të 58 misset, duke i drejtuar secilës tre pyetje të njëjta.

Në fund të invervistës, e çmendura N, për herë të parë në jetën e saj, mbeti shumë e habitur. 13 misse, edhe pse në shirit lexonin emra shtetesh të ndryshme, makina e së vërtetës i tregonte se ishin nga Rumania dhe 8 të tjera nga Bullgaria.

Si ka mundësi që ju jeni paraqitur si misse nga vende të ndryshme, kur jeni nga Rumania dhe Bullgaria?! – pyeti e habitur e çmendura.

– Ka mundësi o e çmendur, – ja ktheu miss Filipinia. Kjo botë tani pak a shumë si ty është e gjitha. E ç’rëndësi ka nga ç’vend jemi ne. Në këtë kohë globalizmi, pjesa më e madhe e jona punojnë si eskorta dhe kjo punë, na jep automatikisht shtetësinë e klientëve, që kemi patur dhe kemi, nga e gjithë bota.

– Ëhë ëhë ëhë, diçka fillova të kuptoj. Domethënë ju mund të merrni shtetësinë e çdo klienti që keni punuar?

– Po-, thanë me një gojë misset.

Por e çmendura N nuk i dëgjoi, sepse ishte larguar me vrap jashtë duke vërtitur nëpër dhëmbë fjalët “pu pu pu ç’bëhet, ç’bëhet, si u bë kështu kjo botë më keq se une?’

Dy minuta më pas, e çmendura N, parakaloi në rrugën “Donald Trump” dhe u dynd drejt e në selinë bashkiake të Xhelal Mziut.

– Nuk të pres o e çmendur, se kam punë tjetër sot, – i tha Xhelali
– Pse smë pret o ditëzi, – ja ktheu e çmendura, e fyer
– Po si mund të lë 58 zoçkat e globit dhe të të pres ty o e çmendur?
– Pu pu pu pu, si iku kështu kjo botë, – bërtiti e çmendura N, duke vrapuar në rrugën e famshme Amsterdam…

/TPZ.AL/

 

More in TEJ E KETEJ
E Çmendura N vajton për serverin e Fevziut

  E Çmendura N e kryeqytetit, vajtoi plot 33 minuta, në sheshin e rindërtuar Skënderbej, me një zë të dhimbshëm,...

Close