X

Ish Ministri Çuçi pyet Halimin: Sa kushton ora juaj? Përgjigjet deputeti: E kam Tissot dhe…

Ish Ministri i Pushtetit Vendor, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka vendosur t’i dalë në mbrojtje, deputetit nën hetim, Saimir Tahiri, në emisonin “Top Story”.

Por debati që nisi fillimisht si “parimor”, degradoi në akuza personale mes Çuçit dhe deputetit demokrat Eduard Halimi.

Çuçi e pyeti Halimin sesa i kushtonte ora e tij e dorës, duke ngritur dyshime për një çmim të kripur.

Çuçi: Sa kushton ora juaj, se duket e shtrenjtë?

Halimi: As 200-250 euro, është markë Tissot…

Çuçi: Ajo kushton më shumë.

Halimi: Ja ta heq nga dora, shife markën, është Tissot, 200 euro. Po syzet e tua sa kushtojnë?

Çuçi: Eeee…

/TPZ.AL/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zbulohet arsyeja e largimit të Jonida Shehut nga Top Channel

Jonida Shehu është larguar nga drejtimi i emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Lajmi u njoftua nga vetë moderatorja dhe më...

Close