X

Ceremonia gala e FIFA-s: “The Best 2017”. Kristiano Ronaldo fiton trofeun (Fotot dhe Video)

Në Londër u zhvillua Ceremonia “The Best 2017” e organizuar nga FIFA, për trajnerin dhe lojtarin më të mirë, si dhe lojtarët më të mirë të gjitha pozicioneve.

***

Pa asnjë dyshim! Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë për vitin 2017: kampion i Spanjës, kampion i Europës në Champions League, kampion i Botës për klubet, fitues i Superkupës së Spanjës, fitues i Superkupës së UEFa-s.

“Faleminderit që keni votuar për mua. Dëshiroj të përmend Leo (Mesi) dhe Neymar që të jenë këtu. Dua të falënderoj Real Madridin për mbështetjen e tyre gjatë gjithë vitit. Ne jemi në Angli për herë të parë dhe e fitoj për të dytën herë rresht. Ky është një moment i madh për mua. Faleminderit ju dhe të gjithë tifozëve në të gjithë botën. Unë jam shumë i lumtur, shumë faleminderit dhe kalofshi një natë të mirë!”, tha Ronalo pas marrjes së trofeut.

***

Ekipi ideal “The Best 2017”

***

 

Portieri më i mirë u zgjodh italiani i Juventusit, Xhanluxhi Bufon.

***

Ashtu siç edhe pritej trajneri më i mirë u votua francezi i Realit, Zinedin Zidan. “Më falni, se nuk e flas mirë anglishten”, tha Zidan që vazhdoi më pas duke folur frëngjisht.

***

Trajnerja më e mirë për femrat u zgjodh holandezja Sarina Wiegman.

 

***

 

Gjuajtja në formë akrepi i sulmuesi të Arsenalit, Oliver Zhirud, u zgjodh si goli më i bukur i vitit.

 

***

Para fillimit të ceremonisë, Kristiano Ronaldo dhe Lionel  Mesi u takuan përzemërsisht me njëri-tjetrin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, SPORT
Ish Ministri Çuçi pyet Halimin: Sa kushton ora juaj? Përgjigjet deputeti: E kam Tissot dhe…

Ish Ministri i Pushtetit Vendor, njëherësh deputet i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka vendosur t'i dalë në mbrojtje, deputetit nën...

Close