X

E Çmendura N e kryeqytetit, ngushëllon Edi Ramën për pulat e ngordhura

E Çmendura N e kryeqytetit, dje rreth mesditës, papritur u nis për një vizitë në tre shtëpitë e kryeministrit Rama, që funksionojnë si një e vetme, në fshatin Surrel.

– Ndal! – i bërtiti një nga rojet e gardës kombëtare, sapo e çmendura u shfaq përballë objektit të shformuar.

– Ndal e satëme, – ja ktheu e Çmendura N. Ku është kryeministri?

– Brenda është, – ja ktheu roja i gardës kombëtare. Mos i’u afro se është xhindosur shumë keq.

– Se mos e ka për herë të parë, unë të xhindosur e kam parë gjithmonë.– ja ktheu e çmendura.

– Lërë, lërë, na kanë ngordhur njëmbëdhjetë pula, – tha roja.

-Ç’thua o ditëzi, – ja ktheu e çmendura, ku pjerdh Edi Rama për njëmbëdhjetë pula?

-Pjerdh, pjerdh, – i tha roja. I donte shumë ato pula dhe i ushqente vetë. Ja kishte sjellë Monika Kryemadhi, para së të ndaheshin me LSI-në. I solli një klloçkë me tridhjetë e dy zogj. Alamet klloçke. Zogj të bukur si drita. Kam frikë se do t’ju ketë futur ndonjë mikrob ajo Monika kur i solli.

– Ubububu,- kur do ajo shtrigë, edhe gurët i helmon, – ja ktheu e çmendura. Lëri llafet tani se je bërë shumë llafazan dhe thuaj atij që kam ardhur.

Roja njoftoi rojen tjetër, tjetri tjetrin e kështu me rradhë. Roja i portës së fundit, hyri në kopshtin gjithë bimësi, brenda shtëpisë dhe u ndal përpara Ramës që po i bërtiste Arben Ahmetajt.

– Pse na ndërpreve?- pyeti Edi Rama.

– Ka ardhur ajo, – i tha roja.

– Kush ajo, o idiot? – ja ktheu Rama.

– E Çmendura N zoti kryeministër. Ka ardhur për ngushëllim, për pulat.

– Fute në dhomën tjetër se do t’a presë Arbeni.

– Nuk do, – i tha roja . Do vetëm me ty…

– Mirë, mirë, sille këtu!

Pas pesë minutash, e shoqëruar nga roja i derës së fundit, e Çmendura N e kryeqytetit, hyri në sallën kopësht, të mbushur plot me lule dhe me bimë. Përshëndeti me një përkulje të thellë dhe u ul përballë Edi Ramës dhe në krah të djathtë të Arben Ahmetajt.

– Hë i tha Edi Rama, pse erdhe?

– Për pulat,- ja ktheu e Çmendura N. Qava shumë kur e mora vesh. Të rroni vetë! Po fundja pula janë. Do t’i ketë sjellë të helmuara ajo shtriga, Monika. Ku shkel ajo, helmohet gjëja.

– Po po ajo e ka bërë, – tha Arben Ahmetaj. E ç’pret prej tyre? Edhe emrin e partisë, LSI, si emër gripi shpendësh e kanë.

– Ç’ja fut pordhës o idiot! – ndërhyri Edi Rama. Ku jemi këtu në konferencë shtypi për TVSH-në dhe konsumatorin? Ku e dinte Monika që do të prisheshim, që t’i sillte me virus.

– Kot nxehesh me Arbenin, -ndërhyri e çmendura. Ti vetë e ke zgjedhur këtë djalë, që të të lexojë mendimin dhe të bëjë atë që ti do. Edhe pa shkollë ekonomie e ke zgjedhur, edhe me gjuhë ingleze e ke zgjedhur, edhe të pakoruptuar fare e ke zgjedhur.

– Eh moj e çmendur, – ja ktheu Rama, si puna tënde i kam mbledhur edhe këta.

– T’i kishe si puna ime, do të ishte mirë, por i ke të gjithë si Arbenin dhe Damianin, të pakorruptuar. As njëri, as tjetri s’kanë vjedhur një qindarkë lek, s’kanë vjedhur. Shkuan hajdutët në shtëpinë e Damianit dhe nuk gjetën asnjë qindarkë nga lekët e tij. Gjetën vetëm lekët e të vëllait dhe të nënës. Si s’kishte një grosh ky Damiani i shkretë?!

– Mirë ,mbaruam tani, zhdukuni të dy! – bërtiti Rama.

– Ika, ika, ika, se jam e mbytur në punë, – tha e Çmendura N.

– Prit, – i tha Arbeni,- se dalim bashkë.

Kur u larguan rreth 200 metra larg shtëpisë, Arbeni e kapi të cmendurën për krahu dhe i tha: – Mos i fol më ashtu për mua, mos i thuaj që i lexoj mendimin!

E çmendura ndaloi, u kthye nga Arbeni, dhe i tha: – Ehuuu, si të mos i them?! Po unë i kam thënë të të marrë ty. Herën e dytë i thashë të të japë edhe katër ministri. Të duhet Arbeni shumë i thashë, se ai t’i lexon mendimet. T’i lexon dhe i thotë para se ti thuash ti. Pastaj, ç’punë tjetër di të bësh ti po nuk lexove mendimin?!

– Ehu, tha Arbeni me vete i revoltuar. Ç’merrem edhe unë me një të çmendur dhe u nda prej saj pa e përshëndetur…

/TPZ.AL/ 

More in TEJ E KETEJ
E çmendura N e kryeqytetit, bisedon me gurët e trevave dhe Edi Ramën!

E çmenduara N e kryeqytetit, një grua topolake, rreth të gjashtëdhjetave, me flokë të shpupuritura shumëngjyrëshe, fiks në orën 16:00,...

Close