Pranga shqiptarit, koka e trafikut të njerëzve në Londër

Policia ka shkatërruar një bandë, e cila dyshohet se ka trafikuar me qindra emigrantë në Britani, të fshehur në kamionë frigoriferikë. Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i kësaj bande shqiptare. Ai është Alket Dauti dhe u arrestua në një aksion të zhvilluar në një apartament në Penge, në jug të Londrës. Operacioni, sipas mediave britanike, ishte pjesë.

Rama tërhiqet përkohësisht nga ideja për të vendosur taksë për pronarët e TV-ve

Edi Rama është tërhequr tani për tani nga vendosja e një takse për qytetarët shqiptarë që do të kalonte në xhepat e pronarëve të mediave. Pas konsultimeve të njëpasnjëshme me drejtuesit e TV kryesore në vend, të cilëvë u ka premtuar se do të gjejë një mënyrë për t’u dhuruar para, kryeministri duket se ka bërë një hap pas. Justifikimi.

“Nuk ishte dhunuar”/ Familjarët e Enea Ftojit: Kërkojmë zhvarrosjen e trupit

Pas deklaratës së kreut të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme, se vdekja e Enea Ftoit nuk ishte shkaktuar nga dhuna, familjarët e 27-vjeçarit kërkojnë zhvarrosjen e trupit për riekspertim. Ata thonë se janë të bindur që babai i tre fëmijëve vdiq nga dhuna e policisë, dhe nëse kjo e vërtetë nuk zbardhet do të.

Kampi i refugjatëve në Shqipëri, Mustafaj: Europa vendos pa pyetur Shqipërinë…

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek lajmet e mediave gjermane, që flasin për faktin se Shqipëria ka kapacitet për të pranuar 600 mijë refugjatë sirianë, duke iu referuar edhe deklaratës së zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj, vjen edhe reagimi nga ish-ministri Besnik Mustafaj. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ publicisti Mustafaj parashtroi dy teza; ose.

Shkatërrohet banda shqiptare në Gjermani, kapen me 105 kg marijuanë

105 kilogramë marijuanë u sekuestruan nga policia gjermane në Drezden dhe në Hanover duke çuar në pranga 6 shqiptarë të moshave nga 19 deri në 32 vjeç. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se droga kap shifrën e 900 mijë eurove në tregun me pakicë. Detajet e operacionit të zhvilluar të hënën në mëngjes u bënë me dijet sot nga prokuroria e.

Berisha flet për akuzat ndaj Lu e Vlahutin, i përgjigjet edhe Izet Haxhisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Ora News, ka komentuar aktualitetin politik duke deklaruar me bindje se vendi ndodhet në një udhëkryq  dhe zgjidhja sipas ish-kryeministrit Berisha është  revolucion qytetar për largimin e Edi Ramës. Berisha ka komentuar mundësinë  e ndërtimit të një kampi refugjatësh në vendin tonë, mundësinë e hapjes së negociatave, sjelljen e opozitës me kuvendin si.

Pi fostoksinë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari nga Kamza

Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se dje shtetasi me inicialet P.D., banues në Kamëz, është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ka ndërruar jetë. Nuk janë zbuluar ende shkaqet pse 53-vjeçari ndërmori këtë akt.

Koncesionet/ Këto janë rrugët që do i ndërtojë privati e më pas do vendoset taksë për përdoruesit

Një pjesë e mirë e rrugëve në vend do të jenë me pagesë për qytetarët. Këtë e ka pohuar ministri Damian Gjiknuri. Rruga e Arbrit është e para që u dha për t’u ndërtuar me koncesion sipas programit një miliard euro të qeverisë, ku paratë e ndërtimit sigurohen nga privati dhe më pas ky borxh paguhet nga buxheti i shtetit..

Plani austriak për kampet në Shqipëri/ Kontrolle refugjatëve për simpatizantët e ISIS

Ideja e ngritjes së qendrave të refugjatëve në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit sa vjen e bëhet më e qartë. Për të kuptuar më shumë, ndihmon një intervistë që drejtori austriak kundër trafikimit, Gerald Tatzgern ka dhënë për Deutsche Welle. Ai ka pranuar se ideja është konkrete dhe se kampet e refugjatëve do të funksionojnë si pika kontrolli..

Vdekja misterioze e të riut në komisariatin e Korçës, del ekspertiza mjeko-ligjore: Ja e vërteta

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konkluduar se Enea Ftoji që ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë. Referuar këtij konkluzioni, mësohet se ndaj tij, nuk është ushtruar dhunë. Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme.