Investigimi i BIRN/ Kulla dhe Teatër, si do të shfrytëzohet toka publike për t’i sjellë fitime të majme “Fusha sh.p.k”

Më 8 shkurt, një grup artistësh refuzuan zhurmshëm urdhrin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli për lirimin e ndërtesës dhe transferimin e institucionit te qendra Art Turbina – e cila ishte në atë kohë në ndërtim e sipër. Artistët dyshuan se pas kërkesës së drejtorit për zhvendosjen e Teatrit qëndronte një plan për shembjen e ndërtesës historike dhe zëvendësimin.

Nuk kanë sosur skandalet me “Rrugën e Kombit”, firmat e ndërtimit “harruan” mbikalimet

Pasi denoncoi abuzimet ndër vite me mbikalimin e Milotit, Tpz.al shkon pak në veri lindje, duke u ndalur te “Rruga e Kombit”. Projekti i filluar në vitin 2006, ende nuk ka përfunduar, megjithëse ka marrë nga paratë e shqiptarëve më shumë se 1.3 miliardë Euro.

Ministri Gjiknuri shpërdoron detyrën, jep leje për gurore në Malin e Tomorrit (Dokumentat)

Kjo leje për gurore e lëshuar nga Gjiknuri për Malin e Tomorrit, shfryn edhe aksionin e Ministrisë së Mjedisit për heqjen e licencave për disa kompani që kryenin këtë aktivitet.

A janë të paracaktuar tenderat që bën drejtori i DPSHTRr-së, Arben Isaraj?!

Gjithçka është bërë në mënyrë të shpejtë, që nga kopsitja e letrave nga firma, dokumentet e Drejtorisë, pjesëmarrja në tender e vetëm një firme e deri te shpallja e fituesit.

Abuzimi 10 vjeçar, si u zvarritën punimet tek mbikalimi i Milotit nga Berisha dhe Rama

Bëhet fjalë për mbikalimin e Milotit, pjesë e segmentit Durrës-Kukës. Projekti ka filluar plot 10 vite më parë dhe, gjatë kësaj kohe, janë bërë punime sporadike, vetëm sa për të thënë se atje punohet. Pra, në 5 vite qeverisje të Berishës dhe në 5 vite të Edi Ramës, sot ky mbikalim është sërish i papërfunduar.

Lungomare në Vlorë ka përfunduar, por “thith” edhe 2 milionë euro

Aktualisht Lungomare ka përfunduar dhe është e aksesueshme për turistët vendas dhe të huaj. Por qeveria shqiptare ka alokuar edhe një tjetër fond, për përfundimin e punimeve.

Gjergjefi Sh.p.k u akuzua për korrupsion, por fiton sërish tenderin për uniformat e policisë

Nëse dje Partia Socialiste denonconte kompaninë “Gjergjefi Sh.p.k” për abuzimet me tenderët e uniformave, sot ata e kanë kthyer pllakën dhe punojnë rregullisht me këtë kompani. Me këtë kuptohet, që politika është një mashtrim i madh, pasi të gjithë hanë dhe ndajnë bashkë, çdo pasuri të këtij vendi.

Qazim Sejdini “blindon” Elbasanin, vendos 3 mijë kamera në të gjithë qytetin

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili ka si objekt “pajisje me kamera sigurie e objekteve arsimore dhe institucioneve publike në varësi të Bashkisë Elbasan dhe mirëmbajta e tyre”. Në tender thuhet se janë parashikuar të vendosen mbi 3000 kamera, të cilat mund të filmojnë dhe fotografojnë të gjithë jetën e qytetit.  

Çfarë po ndodh me patentat?! Drejtori Isaraj merr printer me qira për prodhimin e tyre

Në kulmin e debateve për këtë tender, pak ditë më parë qeveria dha rreth 2 miliardë lekë, jo për patentat, por për sistemin! Tpz.al publikoi dokumentet e atij tenderi, ndërsa ka siguruar edhe dokumente të tjera, për një tender që sërish nuk jep zgjidhje përfundimtare.

Rilindja Urbane/ Belshi u ndërtua nga “Vëllezërit Hysa”, të cilët janë në burg

Një raport i KLSH-së ka nxjerrë zbuluar Bashkinë e Belshit dhe qeverinë, të cilat akuzohen se nuk kanë zbatuar mirë projektin e “Rilindjes Urbane”. Madje, sipas KLSH, është lejuar firma private që të vendosë llaç e tulla të skaduara. Por, çfarë fshihet pas kallëzimit të KLSH-së? Kush është firma që ka bërë këto punime?